kadri kryeziu pas zgjedhjeve nuk guxon te kete bllokade institucionale 69417e22ec7d7

Kadri Kryeziu: Pas zgjedhjeve nuk guxon të ketë bllokadë institucionale

December 16, 2025
1 minut lexim

Juristi Kadri Kryeziu ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve nuk duhet të ketë bllokadë, duke theksuar se Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet nga partia fituese.

Sipas tij, çdo pengesë artificiale në këtë proces nuk dëmton partitë politike, por funksionimin e shtetit.

Postimi i plotë:

Ajo që nuk guxon të ndodhë pas zgjedhjeve është bllokada.

Të gjitha sondazhet e nxjerrin Vetëvendosjen si partinë e parë. Nëse VV nuk e siguron shumicën për formimin e qeverisë, partitë e tjera nuk duhet të bëjnë eksperimente me Kryetarin e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit nuk është instrument presioni, por nyje funksionale e demokracisë. Kandidati i partisë fituese duhet të votohet, në mënyrë që procesi kushtetues të ecë përpara.

Çdo bllokim artificial nuk e dobëson një parti — e dobëson shtetin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestimet pa gjyq mode e vrazhde ne shqiperi rama reagon per kerkesen e spak per ballukun se paragjykojme kerkesen e prokurorit por 69417dec89015
Lajmi i mëparshëm

“Arrestimet pa gjyq, modë e vrazhdë në Shqipëri”, Rama reagon për kërkesën e SPAK për Ballukun: S’e paragjykojmë kërkesën e prokurorit, por…

tragjike ne greqi nje person digjet brenda makines njekohesisht dhe shtepia e tij ne flake 69417e6679664
Lajmi i radhës

Tragjike në Greqi/ Një person digjet brenda makinës, njëkohësisht dhe shtëpia e tij në flakë

Të fundit nga

ShkoLartë