kadastra nis regjistrimin fillestar te pronave ne diber 68a34ef4b2d25

Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në Dibër

August 18, 2025
1 minut lexim

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave në zonat kadastrale të Pocest dhe Maqellarë, në bashkinë Bulqizë.



Ky është një proces që përfshin gjithsej 106 zona kadastrale në mbarë vendin, me fokus të veçantë në zonat rurale që shtrihen nga Elbasani deri në Malësinë e Madhe.

Grupet e punës të ASHK-së janë në terren dhe po punojnë në bashkëpunim të ngushtë me banorët dhe pushtetin vendor, për të kryer matjet e kufijve të pronave, verifikimin e të dhënave dhe informimin e plotë të komunitetit mbi procedurat dhe fazat e projektit.

ASHK thekson se bashkëpunimi me komunitetin është çelësi për suksesin e projektit: ”Bashkëpunimi me banorët është çelësi për një proces të shpejtë, transparent dhe të saktë. Ftojmë të gjithë banorët e zonave të përfshira të komunikojnë me ekipet dhe të japin çdo informacion të disponueshëm.”

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të administrimit të tokës dhe pronave në Shqipëri, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe social në këto zona.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot takimi me zelensky in trump ne gjashte muajt e fundit kam zgjidhur 6 luftera e di cfare po bej 68a34be5ca2e6
Lajmi i mëparshëm

Sot takimi me Zelensky-in, Trump: Në gjashtë muajt e fundit kam zgjidhur 6 luftëra, e di çfarë po bëj

fansat i luten heidi montag te pozoje nudo per playboy pas fotove te nxehta me bikini 68a3523ca4151
Lajmi i radhës

Fansat i luten Heidi Montag të pozojë nudo për Playboy pas fotove të nxehta me bikini

Të fundit nga

ShkoLartë