kabllo elektrike ne gropen per drunj komunanderhyrje teknike te zakonshme 68ac8b96daacc

Kabllo elektrike në gropën për drunj, Komuna:Ndërhyrje teknike të zakonshme

August 25, 2025
1 minut lexim

Në rrugën “Rexhep Luci”, ku prej muajsh po zhvillohen punimet për rregullimin e kësaj pjese të kryeqytetit, banorët kanë raportuar se kabllot elektrike janë vendosur gabimisht në një gropë të dedikuar për mbjelljen e drunjve.

Lidhur me këtë çështje, nga Drejtoria e Investimeve Kapitale kanë theksuar se bëhet fjalë për ndërhyrje të zakonshme gjatë procesit të punës.

“Në sheshin në rrugën ‘Rexhep Luci’ aktualisht janë duke u kryer punime përgatitore dhe gjatë këtij procesi është vërejtur nevoja që të dislokohet një pjesë e gypit kabllor. Këto ndërhyrje janë teknike dhe të zakonshme në faza të tilla të punimeve dhe do të zgjidhen brenda ditës pa ndikuar në dinamikën e projektit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kësaj drejtorie.

Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë një datë të saktë për finalizimin e punimeve, të cilat kanë nisur para nëntë muajsh.

“Punimet do të vazhdojnë sipas planit dhe për inaugurimin e plotë të sheshit do të njoftoheni me kohë përmes kanaleve zyrtare të Komunës së Prishtinës”, theksohet tutje në përgjigjen e komunës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kishte deklaruar në nisje të punimeve se kjo rrugë do të shndërrohej në një hapësirë më të sigurt e funksionale, me më shumë drunj, materiale prej guri dhe një lidhje të re me pjesën e sipërme të sheshit. Atëherë ishte premtuar që punimet do të përfundonin për 120 ditë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rreth 22 mije te huaj ne shqiperi 54 kane si arsye punesimin 68ac89742cef4
Lajmi i mëparshëm

Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin

myleene klass mahnit me linjat perfekte ne bikini gjate pushimeve luksoze ne france 68ac8cb5730c7
Lajmi i radhës

Myleene Klass mahnit me linjat perfekte në bikini gjatë pushimeve luksoze në Francë?

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë