kabineti i kryeparlamentarit gashi komisioni per mbikeqyrjen e ask se eshte thirrur per me 10 shtator 68bb3a99af3d5

Kabineti i kryeparlamentarit Gashi: Komisioni për Mbikëqyrjen e ASK-së është thirrur për më 10 shtator

September 5, 2025
1 minut lexim

Komisioni për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë për Sigurinë Nacionale (ASN) dhe të Agjencisë së Zbulimit, i cili ishte paraparë të mbahej më 5 shtator, është shtyrë dhe do të zhvillohet të mërkurën, më 10 shtator 2025, në ora 17:00.

Nga Kuvendi njoftojnë se vendimi është marrë pas marrëveshjes së grupeve parlamentare përmes një takimi koordinues. Po atë ditë është planifikuar edhe një vizitë mbikëqyrëse në hapësirat e ASK-së.

“Ju njoftojmë se Komisioni për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë për Sigurinë Nacionale dhe të Agjencisë së Zbulimit, i cili fillimisht ishte caktuar për me 5 shtator 2025 me fillim në ora 17:00, me marrëveshje të grupeve parlamentare përmes një takimi koordinues do të mbahet të mërkurën, më 10 shtator 2025.
Njëkohësisht, për të njëjtën ditë është parashikuar edhe një vizitë mbikëqyrëse në hapësirat e Agjencisë për Siguri Nacionale.
Ky vendim është në funksion të ruajtjes së dinjitetit dhe integritetit të Kuvendit dhe si rezultat i kulturës politike dhe debatit të hapur ndërmjet të gjithë përfaqësuesve në Kuvend. Me këtë konfirmohet përkushtimin ndaj transparencës, përgjegjësisë dhe avancimit të proceseve demokratike në interes të qytetarëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

big brother vip albania 5 zbulohen disa nga emrat qe mund te jene pjese e ketij edicioni 68bb295d33ee6
Lajmi i mëparshëm

“Big Brother VIP Albania 5”, zbulohen disa nga emrat që mund të jenë pjesë e këtij edicioni

rama projekti i ri i alpeve ne shtegun theth valbone permireson infrastrukturen per turistet 68bb3c082d4a4
Lajmi i radhës

Rama: Projekti i ri i Alpeve në shtegun Theth-Valbonë, përmirëson infrastrukturën për turistët

Të fundit nga

ShkoLartë