kabashi osmani seshte dashur ta shperndaje kuvendin sjane plotesuar kriteret kushtetuese 69b0a8bd7e067

Kabashi: Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese

March 11, 2026
1 minut lexim

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Ditor Kabashi ka komentuar rolin e Gjykatës Kushtetuese në vend.

Kabashi theksoi se Kushtetuesja në shumë raste ka dhënë zgjidhje, por sipas tij, me disa interpretime ka bërë edhe që të lindin probleme të tjera.

“Unë mendoj që ka dhënë mendime sqaruese, mirëpo jo secili mendim ka qenë njëherësh edhe i qëlluar, këtu duhet ta bëjmë një dallim. Gjykata Kushtetuese në shumë raste ka zgjidhur probleme, mirëpo disa herë, me disa interpretime ka bërë që pastaj të lindin edhe probleme tjera. Megjithatë, unë mendoj që ky nuk është faji i Gjykatës Kushtetuese, por pikërisht i skenës politike”.

Kabashi foli edhe në lidhje me dekretin e Presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ajo nuk është dashur ta shpërndajë Kuvendin.

Ai u shpreh se nuk janë plotësuar kriteret kushtetuese për shpërndarje.

“Unë mendoj si jurist që zonja Presidente nuk është dashur ta shpërndajë Kuvendin, sepse nuk janë plotësuar kriteret kushtetuese për shpërndarje të Kuvendit”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

muka pd e pafuqishme shpresa tek ngritja e nje forme te re opozitare 69b0a8469fa98
Lajmi i mëparshëm

Muka: PD e pafuqishme, shpresa tek ngritja e një forme të re opozitare

Të fundit nga

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit

Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një stacion satelitor thellë brenda territorit të Izraelit, raportuan sot mediat izraelite. Televizioni “N12” publikoi pamje dramatike nga një kamerë makine që tregojnë momentin e

Vardari – Shkëndija në javën e fundit

Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë kanë përfunduar dy raundet e para të sezonit, dhe orari për raundin e tretë u formua sipas vendosjes së ekipeve në tabelë. Sipas sistemit
ShkoLartë