ka plage ne krahun e zemres niset me urgjence drejt spitalit te traumes 27 vjecari i plagosur ne korce 689f8db559b05

Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës 27-vjeçari i plagosur në Korçë

August 15, 2025
1 minut lexim

Është nisur me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë 27-vjeçari i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë.

Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda.

Si ndodhi ngjarja:

Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës pasditen e sotme. I plagosur ka mbetur një person, i identifikuar si Ari Kodra 27 vjeç.

I plagosuri ndodhet në gjendje stabël në sallën e reanimacionit. Autori është gjetur në banesë, po ashtu i plagosur, teksa policia me stafin mjekësor e kanë transportuar menjëherë në spital.

Aleks Qiqi 41 vjeç, i cili është kapur në banesë, po ashtu i plagosur, mësohet se pak kohë më parë kishte dalë nga burgu. Ai rezulton i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale, në vendin tonë dhe në Greqi.

Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.

Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nimani gjate punimeve ne uren mbi lumin iber nuk ka pasur asnje incident 689f8d03b30f9
Lajmi i mëparshëm

Nimani: Gjatë punimeve në urën mbi lumin Ibër, nuk ka pasur asnjë incident

kjo veture ka me shume ekrane me prekje sesa ulese 689f8db8ea715
Lajmi i radhës

Kjo veturë ka më shumë ekrane me prekje sesa ulëse

Të fundit nga

VLEN: Mos lësho pe

Ditë më parë në Teatrin Shqiptar në Shkup, VLEN organizoi një tubim madhështor në mbështetje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë. Ky tubim ishte dëshmi e
ShkoLartë