ka nje mal me akuza ndaj saj vokshi balluku duhet te shkarkohej nga rama kryeministri do e leshoje 690699b52bf71

“Ka një mal me akuza ndaj saj”, Vokshi: Balluku duhet të shkarkohej nga Rama! Kryeministri do e lëshojë

November 2, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe paraqitjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në SPAK, duke e cilësuar hetimin ndaj saj si të vonuar dhe të mbushur me preferenca politike.

“Thirrja në SPAK e Ballukut ishte e vonuar, duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. E thonë gjithë raportet ndërkombëtare që në Shqipëri ka korrupsion,” – u shpreh Vokshi.

Deputetja demokrate theksoi se, sipas saj, kryeministri Edi Rama po synon të shpëtojë vetveten, duke i “sakrifikuar” bashkëpunëtorët e afërt.

“Rama do t’i lëshojë të gjithë, boll që ai të mos preket. Balluku sërish po trajtohet me preferencë nga ana e SPAK,” shtoi ajo.

Sipas Vokshit, burime të brendshme flasin për një takim të Ballukut me Ramën menjëherë pas daljes nga SPAK, ku kryeministri dyshohet se i ka kërkuar dorëheqjen.

“Thuhet se pas daljes nga SPAK, Balluku shkoi te Rama. Ai i ka kërkuar dorëheqjen, por ajo nuk e ka pranuar. Si mund të hetohet një person që ka një akuzë për 190 milionë euro, vetëm një nga të shumtat? Balluku ka një mal me akuza nga PD dhe SPAK ka informacion voluminoz,” deklaroi Vokshi.

Deputetja ngriti pyetjen pse ndaj Ballukut nuk po zbatohen të njëjtat masa që janë marrë ndaj zyrtarëve të tjerë për akuza më të vogla.

“A mundet që persona të tjerë të jenë në arrest me burg apo shtëpie për akuza shumë më të vogla, ndërsa Balluku të lejohet të qëndrojë e lirë? Rama po e mban edhe pak, derisa të gjejë një zgjidhje për ta lëshuar,” tha ajo.

Në përfundim, Vokshi kërkoi që Balluku të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe të përballet me drejtësinë pa asnjë mbrojtje politike apo imunitet:

“Balluku duhet të ishte shkarkuar nga detyra nga Edi Rama. Ta lironte nga detyra, meqë thotë ‘drejtësia ka punën e vet’. Le të përballet me akuzat pa mbrojtje dhe pa imunitet.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas shkendijes edhe pobeda e prilepit del me reagim zyrtar per incidentin pas ndeshjes 69069854ca395
Lajmi i mëparshëm

Pas Shkëndijës, edhe Pobeda e Prilepit del me reagim zyrtar për incidentin pas ndeshjes

peja nuk pyet per rival shkaterron driten 69069a1770250
Lajmi i radhës

Peja nuk pyet për rival, shkatërron Dritën

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë