ka nderruar jete fadil rugova pedagog dhe veteran i arsimit shqiptar 68fa540f23c10

Ka ndërruar jetë Fadil Rugova, pedagog dhe veteran i arsimit shqiptar

October 23, 2025
1 minut lexim

Në Prishtinë ka ndërruar jetë Fadil Rugova, pedagog, profesor dhe veteran i arsimit, një ndër arsimtarët më të dalluar të brezit të tij.

Fadil Rugova ka lindur në Durrës më 1935. Ai ishte ndër mësuesit e parë të shkollave shqipe pas Luftës së Dytë Botërore në rajonin e Pejës.

Shkollën Normale e kreu në Prishtinë, ndërsa studimet universitare në Universitetin e Shkupit, në drejtimin e pedagogjisë.

Gjatë karrierës së tij, ka shërbyer si drejtor i Shkollës Normale në Pejë dhe më vonë si këshilltar arsimor në Entin për Arsim dhe Pedagogji të Prishtinës. Më 6 tetor 1990 u largua dhunshëm nga puna, një periudhë e vështirë për arsimtarët shqiptarë në Kosovë.

Fadil Rugova ka lënë pas vetes bashkëshorten, vajzën dhe dy djemtë, si dhe pesë nipër e mbesa.

Sipas njoftimit të familjes varrimi do të mbahet të premten, më 24 tetor 2025, në varrezat e Prishtinës, nga ora 15:00. Kurse e pamja mbahet të shtunën dhe të dielën më 25 dhe 26 tetor në Hotelin Grand, prej orës 09:00 deri në ora 16:00.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reuters kompanite shteterore te kines nderpresin blerjen e naftes ruse rritja globale e cmimeve shume prane 68fa4eeb20078
Lajmi i mëparshëm

Reuters: Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse, rritja globale e çmimeve shumë pranë

xheneta fetahu mahnit me imazhet e reja ne instagram 68fa5532b3af5
Lajmi i radhës

Xheneta Fetahu mahnit me imazhet e reja në Instagram

Të fundit nga

ShkoLartë