ka krize demografike elon musk greqia po vdes 68b76b038a411

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

September 3, 2025
1 minut lexim

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen si “vdekja e Greqisë”.



Përmes një postimi në platformën X, miliarderi i njohur shpërndau lajmin për mbylljen e më shumë se 700 shkollave në vendin fqinj, si pasojë e rënies drastike të numrit të nxënësve.

Musk ka folur edhe më parë për këtë çështje. Në prill 2024, ai deklaroi se “Greqia po përjeton një kolaps demografik”, ndërsa në shtator të po atij viti, shprehu habinë për faktin se numri i vdekjeve në vend është dyfish më i madh se ai i lindjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Visegrad 24”, Greqia është duke përjetuar një nga normat më të ulëta të lindshmërisë në Bashkimin Evropian. Për pasojë, gjatë vitit akademik 2025–2026, pritet që 721 shkolla të mbyllen, pasi nuk arrijnë të përmbushin minimumin prej 15 nxënësish të regjistruar për të vijuar funksionimin.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bisede me dyer te mbyllura ke takoi aktin dumani ne shba 68b769d46c7fb
Lajmi i mëparshëm

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

dy turiste te huaj shpetohen ne bjeshket e nemuna 68b76bf2d9a99
Lajmi i radhës

Dy turistë të huaj shpëtohen në Bjeshkët e Nemuna

Të fundit nga

ShkoLartë