ka hyre ne fuqi ngritja e cmimit per mbeturina 697527cfd2203

Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina

January 24, 2026
1 minut lexim

Kontejnerë të stërngarkuar, e mbeturina jashtë tyre, kishte në njërën nga lagjet e Prishtinës. E një qytetar i cili erdhi të njëra nga kioskat ku bëhet pagesa, pati ankesa për shërbimet.  Gjendja me mbeturina nuk dukej e mirë në një pjesë tek rruga C. Por kishte lagje që gjendja e me mbeturina ishte e mirë, e punëtorët e kompanisë Pastrimi, ishin në terren.

Por pavarësisht situatës me mbeturina, kompania që i mbledh ato, ka ngritur çmimin e pagesës.

Përmes një komunikate gjatë ditës, KRM Pastrimi ka njoftuar se çmimorja aktuale nuk është vendim i KRM “Pastrimi”, por buron nga Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave, e miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në dhjetor të vitit 2023. Roli i KRM “Pastrimi” në këtë proces është strikt zbatues dhe në përputhje të plotë me aktin ligjor në fuqi.

Sipas tyre, ky proces synon standardizim, transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët, si për amvisëritë ashtu edhe për bizneset. Për amvisëritë, nga KRM Pastrimi kanë njoftuar se tarifa maksimale mujore nuk tejkalon 6.20 euro, sipas çmimores së miratuar nga Kuvendi Komunal.

E drejtori i shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës tha se njoftimi ka të bëjë kryesisht me klasifikimin e bizneseve ose personave ekonomik, juridik, të cilët kategorizohen varësisht prej veprimtarisë, madhësisë së biznesit edhe mbeturinat që krijojnë.

“Bizneset të cilat edhe sot kanë shfrytëzuar kontejnerët e amvisërisë, për me i hedh mbeturinat e veta nuk do ta kenë të mundur një gjë të tillë, do të detyrohen ata që i kanë ikur klasifikimeve, do të detyrohen patjetër me hy ne kontratë me ndërmarrjen “Pastrimi”, do t’i kenë patjetër kontejnerët e vetë”, tha për RTK, Luftar Braha, drejtor i shërbimeve publike në Prishtinë

Sipas Brahës, tarifat nuk kanë ndryshuar, dhe se qytetarët rezidencial të amvisërisë janë të paprekur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta berisha kerkoj lirimin e 25 demonstruesve 697525b2f3ce4
Lajmi i mëparshëm

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

banoret perballen me sfiden e buxhetit labinoti rruan njeren vetull 697528f3cae5d
Lajmi i radhës

Banorët përballen me sfidën e buxhetit, Labinoti rruan njërën vetull

Të fundit nga

Pritje spektakolare e shqiptarit në Greqi

Mbrëmje magjike për portierin e Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes, në triumfin 0:1, që skuadra e AEK-ut regjistroi në transfertë ndaj Asteras Tripolis. Portieri kuqezi rrëmbeu
ShkoLartë