Jeta Rafuna nga Lidhja Demokratike e Kosovës po kandidon për mandatin e tretë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ajo tha se gjatë dy mandateve ka punuar ngushtë me kryetarin e komunës, Përparim Rama në realizimin e shumë projekteve derisa premtoi të përfundojnë ato që kanë mbetur pezull.
Rafuna theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partitë tjera për zhvillimin e kryeqytetit dhe kritikoi bllokadat politike. Ajo pranon se ka ende punë të papërfunduar në fusha si infrastruktura, bujqësia dhe arsimi.
Jeta Rafuna, kandidate e LDK-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, tha se politikën e ka qenë pasion që nga mosha 17-vjeçare. Ajo tha se tashmë ka përvojë dy mandate në kuvend dhe po kandidohet për mandatin e tretë.
“Që nga mosha 17 vjeçare kam përkushtuar politikës, sepse më ka shtyrë dashuria për kryeqytetin që dy mandate jam në Kuvendin Komunal të Prishtinës, tani po rikanditoj për mandatin e tretë. Në mandatin e dytë kisha nderin të isha shefe e grupit të asamblistëve të LDK-së, ku bashkë me kryetarin Rama kemi realizuar shumë projekte dhe shumë të tjera i kemi në projekt e sipër”, tha Rafuna.
Rafuna shtoi se gjatë katër viteve të fundit kanë qenë gjithmonë pranë kryetarit në çdo iniciativë dhe punë për Prishtinën. Ajo premtoi se do t’i vazhdojnë projektet që kanë mbetur pezull ose që janë bllokuar nga qeveria në mandatin e ardhshëm.
“Ashtu siç e thash gjatë 4 vjeçari kemi qenë pranë kryetarit në të gjitha iniciativat, në të gjitha punët për Prishtinën. Tani ato që na kanë mbetur në gjysmë dhe ato që na ka bllokuar qeveria dhe partitë në kuvendin komunal, do t’i shtyjmë përpara në mandatin e radhës”, tha ajo.
Ajo theksoi se LDK-ja është parti institucionale dhe i respekton të gjitha partitë që punojnë për të mirën e kryeqytetit, jo ata që e bllokojnë punën për interesa partiake.
“Natyrisht, si shefe e grupit kam pasur një rol edhe në bashkëpunim me partitë e tjera edhe ato në koalicion me partitë opozitare, natyrisht jemi të gatshëm si LDK, parti insticionaliste dhe i respektojmë të gjithë ata që ia duanë të mirën kryeqytetit, punojnë për kryeqytetin dhe jo ata të cilët sa votojnë dhe e bllokojnë kryeqytetin sepse kryeqyteti është i të gjithëve pa dallim partie apo politike”, tha Rafuna.
Jeta Rafuna tha se ka shumë premtime dhe projekte që kanë mbetur në gjysmë në fusha si infrastruktura, bujqësia dhe arsimi në Prishtinë.
“Ka shumë premtime, shumë punë që kemi lënë në gjysmë në infrastrukturë, projekte transformuese në bujqësi, arsim, në të gjitha sferat në Prishtinë”, tha ajo.
Ajo premtoi të përfundojë projektet e papërfunduara dhe theksoi bashkëpunimin me partitë tjera për zhvillimin e kryeqytetit.
Burimi: botasot.info


