ka 3 vjet qe nuk kapet droge ne portin e durresit blushi dumani do te kete fatin e saimir tahirit 68bfbd1516713

“Ka 3 vjet që nuk kapet drogë në portin e Durrësit”, Blushi: Dumani do të ketë fatin e Saimir Tahirit

September 9, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte i ftuar në “Off the Record” ku foli mes të tjerash dhe për vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në Departamentin e Shtetit.

Sipas Blushit, DASH-it nuk i ngeli gjë tjetër për t’i thënë Dumanit, vetëm të arrestojë Edi Ramën.

Deputeti i zgjedhur i Partisë së Lirisë shtoi se Altin Dumani do të ketë fatin e Saimir Tahiri.

“Po e filloj nga vizita e Dumanit në DASH. Nuk I ngeli gjë tjetër DASH për të thënë vetëm arrestoni Edi Ramën. Kush e drejton trafikun e drogës. Ka 3 vjet nuk kapet një gram kokainë në Durrës. Kush e kishte vëllanë në dosjen Xibraka? Kush e bëri Prodën drejtor policie? Kush e caktoi Fatmir Xhafën ministër? Reforma në drejtësi ishte biznes kriminal.

McGonigal donte të hynte në pastrimin e parave të drogës. Në DASH ka qenë dhe Saimir Tahiri dhe në Shtëpinë e Bardhë. Dhe Altin Dumani do të ketë të njëjtin fat si Tahiri. Ata 5 që janë arrestuar i kanë kapur partnerët. Banditët janë në Shqipëri. I patë Xhabaftë në 11 maj në Vorë? Në Vorë u rrethuam nga banditët”, tha Blushi në A2 CNN. (

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikki glaser per fejesen e taylor swift do te ndryshoje menyren si njerezit e shohin dashurine 68bf72320e590
Lajmi i mëparshëm

Nikki Glaser për fejesën e Taylor Swift: Do të ndryshojë mënyrën si njerëzit e shohin dashurinë

tragjedi ne spanje vdes 57 vjecari pasi u sulmua nga nje dem gjate festivalit tradicional 68bfbe9395ff2
Lajmi i radhës

Tragjedi në Spanjë/ Vdes 57-vjeçari pasi u sulmua nga një dem gjatë festivalit tradicional

Të fundit nga

ShkoLartë