Juristi Kadri Kryeziu ka reaguar pas shpërbërjes së Kuvendit, duke sqaruar se me këtë akt skadon automatikisht edhe mandati i të gjithë deputetëve. Sipas tij, Hekuran Murati tani mbetet vetëm ministër në detyrë i Financave dhe Ekonomisë, dhe në këtë cilësi ka të drejtë ta nënshkruajë përsëri udhëzimin administrativ që u shfuqizua nga Gjykata Supreme.
Kryeziu thekson se një veprim i tillë do të hynte menjëherë në fuqi, pasi nuk ekziston asnjë pengesë ligjore që e ndalon. Ai vlerëson se vendimi i Gjykatës Supreme “nuk ishte i menduar mirë”, duke shtuar se gjyqësori nuk duhet të shndërrohet në një hapësirë ku dominojnë narrativat politike.
Postimi i plotë:
Me shpërbërjen e Kuvendit, përfundon automatikisht edhe mandati i deputetëve. Kjo do të thotë se Hekuran Murati tashmë nuk është më deputet, por vetëm ministër në detyrë i Financave dhe Ekonomisë. Në këtë status, ai mund ta nënshkruajë sërish udhëzimin administrativ që u shfuqizua nga Gjykata Supreme, dhe akti do të hynte menjëherë në fuqi, sepse aktualisht nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për ta bërë këtë.
Vendimi i Gjykatës Supreme, në këtë rast, nuk ishte i menduar mirë. Gjyqësori nuk duhet të shndërrohet në një arenë ku mbizotërojnë narrativat politike.
Burimi: botasot.info


