jubileu i shkolles se pare per femijet me nevoja te vecanta ne kosove 68d6f3d0920ef

Jubileu i shkollës së parë për fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë

September 26, 2025
1 minut lexim

Në Prizren është shënuar jubileu i veçantë -75 vjetori i themelimit të shkollës së parë për nxënësit shurdhmemecë në Kosovë. Ky institucion i rëndësishëm arsimor ka hapur rrugën e edukimit dhe të integrimit për shumë gjenerata.

Për 75 vjet me radhë, Qendra Burimore “Nënë Tereza”, në Prizren, ka zhvilluar misionin e saj me dashuri të pakushtëzuar e profesionalizëm, duke ofruar shumë shërbime për të gjithë personat me nevoja të veçanta.

“Kjo shkollë i ka të gjitha ciklet ë edukimit, fillon nga çerdhja integruese shkolla fillore prej klasës së parë deri në klasën e pestë shkolla fillore prej klasës gjashtë deri ne klasën e nëntë dhe i kemi dy drejtime profesionale”, tha Husamedin Beshi, drejtori i Qendrës Burimore “Nënë Tereza”, Prizren.

Udhëheqësit e qendrës kërkojnë mbështetje më të madhe nga Ministria e Arsimit.

“Duhet të që Ministria e Arsimit me marrë përgjegjësi së bashku me shoqatën me qendrën me ofru cilësi ma të mirë edhe mundësi të barabartë ekzistojnë idetë gjithçka por vetëm duhet një përkushtim prej Ministrisë së Arsimit”, tha Armend Ademi, instruktor i gjuhës së shenjave.

“Ne e kemi synimin kryesor përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe edukimin bilingual për fëmijët e shurdhër”, tha Enver Kurtalani, drejtor ekzekutiv Qendrës Burimore “Nënë Tereza”, Prizren.

Përmes takimit të përbashkët, u kujtua rrugëtimi i vështirë por i suksesshëm i këtij institucioni, që edhe sot mbetet simbol i përkushtimit dhe i shpresës për fëmijët me nevoja të veçanta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dronet ruse ne territorin e nato s zelensky kritikon vendet europiane reagimi juaj ishte shume i dobet 68d6eeae10e30
Lajmi i mëparshëm

Dronët rusë në territorin e NATO-s, Zelensky kritikon vendet europiane: Reagimi juaj ishte shumë i dobët

kembengulja nje motor psikologjik per veprim 68d6f4f712807
Lajmi i radhës

Këmbëngulja: një motor psikologjik për veprim

Të fundit nga

ShkoLartë