ju qe me keni votuar nuk keni gabuar adriana matoshi falenderon mbi 38 mije votues qe e rizgjodhen deputete 69613e3f9227f

“Ju që më keni votuar, nuk keni gabuar”, Adriana Matoshi falënderon mbi 38 mijë votues që e rizgjodhën deputete

January 9, 2026
1 minut lexim

Aktorja e njohur shqiptare Adriana Matoshi ka reaguar publikisht pasi është rizgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës, duke shënuar kështu legjislaturën e tretë në karrierën e saj politike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Matoshi ka falënderuar votuesit që i besuan edhe një mandat tjetër, duke bërë të ditur se në këto zgjedhje ka marrë 38.167 vota, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ajo e ka cilësuar këtë rezultat si një përgjegjësi të madhe dhe një obligim moral për të punuar në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Në reagimin e saj, Adriana Matoshi shkroi:

Sot ndjej një përgjegjësi të madhe dhe një mirënjohje të thellë.
Falë besimit tuaj, falë 38.167 votave të qytetarëve, jam nderuar me mandatin për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ky besim nuk merret lehtë dhe nuk mbahet lehtë. Është një amanet që më obligon të punoj çdo ditë me ndershmëri, përkushtim dhe guxim, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë.
Ju që na votuat, nuk keni gabuar. Ju që besuat në ndryshim, në drejtësi dhe në një shtet më të barabartë, keni zgjedhur rrugën e duhur. Ky mandat nuk është privilegj personal, por përgjegjësi publike.
Do të jem zëri juaj në Kuvend, do të qëndroj besnike ndaj parimeve tona dhe do të punoj pa u lodhur që besimi juaj të shndërrohet në vepra konkrete.
Faleminderit nga zemra.
Me ju dhe për ju, përpara!
Ju dua pa fund”.

Reagimi i Matoshit është pritur me komente të shumta mbështetëse nga qytetarët dhe ndjekësit e saj, të cilët e kanë uruar për vazhdimësinë e angazhimit të saj politik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nen akuzen e shkeljes se barazise ne tendera spak con ne gjyq kryebashkiakun benet beci dhe bashkeshorten e evis berberit 69613e05449f5
Lajmi i mëparshëm

Nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Benet Beci dhe bashkëshorten e Evis Berberit

dita e 13 te e protestave ne iran bllokohet aksesi ne banka qytetaret nuk kemi para per te blere ushqimet ne dyqane 69613e54c5db1
Lajmi i radhës

Dita e 13-të e protestave në Iran/ Bllokohet aksesi në banka, qytetarët: Nuk kemi para për të blerë ushqimet në dyqane

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e shtunë 10 janar 2026

Dashi Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni gjera te gabuara qe mund te prishin harmoninë. Beqaret nuk duhet te
ShkoLartë