ju erdhi fundi jep doreheqjen mbyllet protesta e 81 te kunder qeverise qytetaret kerkojne largimin e kryeministrit 6a8625519ee3c

“Ju erdhi fundi! Jep dorëheqjen” – Mbyllet protesta e 81-të kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit!

August 19, 2026
1 minut lexim

Qytetarët u mblodhën pasditen e sotme për të 81-tën ditë në bulevardin përpara kryeministrisë, duke treguar qëndrueshmëri për largimin e Edi Ramës.

Në nisje të protestës, një prej protestuesve, në emër të grupit koordinues, bëri me dije se i janë drejtuar institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Parlamentin Europian dhe organe të tjera, me kërkesën për monitorimin e protestave.

“Ia kemi dërguar disa institucioneve ndërkombëtare, PE dhe organeve të tjera. Këtë kërkesë e kemi dërguar dhe tani e gjithë protestë dhe njerëzit janë në vëzhgim nga organet ndërkombëtare që të mos kemi më dhunë policore, arrestime arbitrare dhe forma të tjera presioni”, tha ai.

Fjalimet iu dedikuan mjedisit, ku morën fjalën anëtarë të organizatave mjedisore dhe arkitektë, të cilët shprehën kundërshtinë e tyre për disa projekte që kanë prekur zonat e mbrojtura, si Zvërneci, apo edhe Aeroporti i Vlorës, që është ndërtuar po ashtu në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Njëri prej tyre e cilësoi Aeroportin e Vlorës si një “aferë të tmerrshme”. Aleksandër Trajçe, pjesëtar i organizatës për mbrojtjen e natyrës PPNA, tha se se autoritetet e kishin përcaktuar vendndodhjen për ndërtimin e aeroportit pa kryer studimin, dhe se mes 4 alternativave, zgjodhën një zonë të mbrojtur.

“U bë një studim vizibiliteti ku vendndodhja ishte përcaktuar që në fillim. Absurd. Se si mund të përcaktohet vendndodhja e një aeroporti pa bërë një vlerësim të disa lokacioneve vetëm ata që e kanë bërë studimin mund ta dinë. Ishin 4 alternativa për lokacionin e aeroportit. Tre ishin jashtë zonës së mbrojtur dhe një brenda. U zgjodh alternativa për ndërtimin brenda zonës së mbrojtur. “, tha ai.

Në protestë foli edhe aktivisti Pano Soko, i cili u ndal te modeli i qeverisjes që ai e cilësoi si “Ramizmi”, duke iu referuar edhe PPP-ve afatgjata dhe problemeve me shëndetësinë.

“Halli nuk është vetëm Rama, por Ramizmi.”, tha ai.

Ndërkohë, aktivisti Arben Kola paralajmëroi se do të shkojnë drejt mosbindjes civile për shkak se qeveria nuk po jep dorëheqjen.

“Besoj se do të shkojmë drejt mosbindjes civile për arsye të mosreflektimit të qeverisë. Qeveria po provon me mosreflektimin.”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtufi rrefen viziten e riza salihut pas vrasjes se gervalles e zekes erdhi te kerkonte 6a8624d32cbcf
Lajmi i mëparshëm

Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte…

stuhi te fuqishme godasin mbreterine e bashkuar aktivizohen paralajmerime te verdha per mot te keq 6a8625b28139a
Lajmi i radhës

Stuhi të fuqishme godasin Mbretërinë e Bashkuar, aktivizohen paralajmërime të verdha për mot të keq

Të fundit nga

Po shuhen zjarret në fshatrat e Studeniçanit

Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit po intervenon në mënyrë aktive për shuarjen e zjarrit në fshatrat në Komunën e Studeniçanit, ndërsa në shuarje të zjarrit janë angazhuar edhe tre aeroplanë të
ShkoLartë