jovica ilievski pranon zyrtarisht mandatin per kryetar te komunes se bervenices 6915dd1162281

Jovica Ilievski pranon zyrtarisht mandatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës

November 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 nëntor – Sot, nga ana e Këshillit Komunal Zgjedhor të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski ka marrë zyrtarisht mandatin për kryetar komune informon Tetovasot.

Në fjalën e tij pas dorëzimit të mandatit, Ilievski falënderoi të gjithë qytetarët për besimin dhe përkrahjen e dhënë gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se fitues është vullneti i popullit.

“Ju falemnderoj sinqerisht të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që ma dhatë. Besimi juaj ndaj meje është motiv i madh për punë të përkushtuar, për projekte të reja dhe për suksese të përbashkëta. Sot nuk fitova unë, fituam të gjithë së bashku , fitoi vullneti i popullit,” deklaroi Ilievski.

Ai shtoi se kjo ditë është simbol i mesazhit të qartë dhe të paanshëm nga qytetarët, të cilët kanë votuar për përparim, rezultate dhe punë të ndershme.

“Këto zgjedhje konfirmuan se fitojnë projektet, uniteti dhe bashkimi. Me zemër për Komunën e Bërvenicës, ju faleminderit!” – përfundoi Ilievski.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

blerim bexheti une sfrikohem luftoj per demokraci 6915d5f479d94
Lajmi i mëparshëm

Blerim Bexheti: Unë s’frikohem, luftoj për demokraci

atentati mafioz ne rinas berisha institucionet qe punesuan muci sheqerin ne amp te perfshira koke e kembe ne krim 6915df1545d07
Lajmi i radhës

Atentati mafioz në Rinas, Berisha: Institucionet që punësuan Muçi Sheqerin në AMP, të përfshira kokë e këmbë në krim!

Të fundit nga

ShkoLartë