jori delli shkelqen me nje tjeter paraqitje plot stil 68ce2af33b46e

Jori Delli shkëlqen me një tjetër paraqitje plot stil

September 20, 2025
1 minut lexim

Modelja dhe influencerja, Jori Delli, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje elegante e plot finesë.

Në fotografitë e publikuara, ajo shihet në një ambient historik dhe romantik, pranë skulpturave dhe shatërvanëve të mëdhenj, duke kombinuar hijeshinë klasike me një stil bashkëkohor.

Jori ka zgjedhur një korse ngjyrë krem me detaje të imëta, të cilin e ka kombinuar me pantallona të bardha me prerje të lirshme, duke krijuar një dukje të rafinuar, por edhe modern.

Image

Jori Delli

Aksesorët e bardhë, si çanta Chanel dhe vathët elegantë, i shtojnë një prekje luksi paraqitjes së saj.

Për më tepër, syzet me xhama transparentë dhe flokët e lëshuara në një bisht të lartë, i japin një ndjesi chic e të kuruar deri në detaj.

Image

Jori Delli

E njohur për shijen e saj të veçantë në modë, Jori Delli arrin gjithmonë të eksperimentojë me veshje që ndërthurin klasiken me modernen, duke e bërë çdo dalje të saj një inspirim për ndjekësit.

Edhe në këtë rast, pozat e saj pranë artit klasik dhe natyrës e bëjnë paraqitjen akoma më tërheqëse, duke e konfirmuar si një nga figurat më me stil në rrjetet sociale.

Duket qartë se Jori nuk e lë asgjë rastësisht kur vjen puna tek imazhi i saj, duke dëshmuar edhe një herë se është një ikonë e stilit dhe elegancës në Instagram. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti nga hasa prishtina serove kemi sjelle tashme 100 milione euro investime synimi yne eshte te sjellim edhe 200 milione 68ce0350191e2
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti nga “Hasan Prishtina” në Serovë: Kemi sjellë tashmë 100 milionë euro investime, synimi ynë është të sjellim edhe 200 milionë

zgjedhjet per kryetarin e pd gazment bardhi tregon nese do mbeshtes kandidaturen e sali berishes 68ce3d976e8b7
Lajmi i radhës

Zgjedhjet për kryetarin e PD, Gazment Bardhi tregon nëse do mbështes kandidaturën e Sali Berishës

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë