jordanco kostadinov prioritet per femijet te rinjte dhe ciftet e reja ne ceshine oblesheve 68dfcf8fdb1fb

Jordanço Kostadinov: Prioritet për fëmijët, të rinjtë dhe çiftet e reja në Çeshinë-Obleshevë

October 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 tetor – Kandidati i VMRO-DPMNE-së për komunën Çeshinë-Obleshevës, Jordanço Kostadinov theksoi se prioritet në programin e tij do të jenë fëmijët dhe të rinjtë.

Ai paralajmëroi subvencione për të porsalindurit, fëmijët që regjistrohen në klasë të parë, të talentuarit e komunës dhe studentët.

Kostadinov, tha se çiftet e reja që vendosin të ndërtojnë shtëpi të re në fshatrat e komunës, do të lirohen nga pagesat e taksave komunale.

“Në këtë program me buxhete të dhe afate të precizuara obligohemi që si fitues të zgjedhjeve vijuese lokale, unë dhe lista e këshilltarëve të mi të VMRO-DPMNE-së se me mbështetje të qeverisë të udhëhequr nga kryeministri ynë, këtë program do ta realizojmë në tërësi. Që në vitin e parë të mandatit tim, kujdesin për më të dashurit tanë, fëmijët, do ta lëmë në vend të parë, subvencione për çdo të porsalindur dhe subvencione për secilin që do të regjistrohet në klasë të parë”, tha Jordanço Kostadinov, kandidat i VMRO-së për komunën Çeshinë-Obleshevë./ Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i ofendoi shqiptaret ali ahmeti tani i sulet edhe albin kurtit 68dfc8ed75249
Lajmi i mëparshëm

I ofendoi shqiptarët, Ali Ahmeti tani i sulet edhe Albin Kurtit

mexhiti kujdesi per pensionistet eshte perparesi kemi siguruar hapesire te re dhe mbeshtetje konkrete 68dfd0378a424
Lajmi i radhës

Mexhiti: Kujdesi për pensionistët është përparësi, kemi siguruar hapësirë të re dhe mbështetje konkrete

Të fundit nga

ShkoLartë