Keni menduar ndonjëherë se si John Legend u bë… John Legend? Pas këtij emri tashmë ikonik fshihet një histori interesante që nisi në fillim të viteve 2000, përpara se artisti të bëhej një nga figurat më të vlerësuara të muzikës botërore.
Për më shumë se dy dekada, këngëtari dhe kompozitori njihej me emrin e tij të vërtetë, John Roger Stephens. Ndryshimi erdhi gjatë një periudhe krijuese në Çikago, kur ai bashkëpunonte me Kanye Ëest ende të panjohur për publikun e gjerë.
Gjatë punës me artistin J. Ivy, ky i fundit u impresionua nga talenti dhe stili i Stephens dhe, me shaka, sugjeroi se ai duhej të quhej “legjendë”.
Noftka u përhap shpejt mes rrethit të tij artistik. Zëri i fuqishëm dhe stili klasik i këngëtarit bënë që emri “John Legend” të dukej i natyrshëm, megjithëse vetë artisti hezitonte ta përdorte.
Pastaj, gjërat morën hov. Legend nënshkroi me Columbia Records në vitin 2004 dhe publikoi “Get Lifted” në ditëlindjen e tij të 26-të. Që atëherë, ai ka fituar 13 çmime Grammy, përfshirë çmimin për Artistin më të Mirë të Ri.
Burimi: botasot.info


