jo vetem sekrete hetimore bela me taon shoku ish kreu i shish fliste me agasin dhe per politike balla kryetar kuvendi 6ab3bd3155dcc

Jo vetëm sekrete hetimore! “Bela me Taon shoku!, ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi

September 23, 2026
1 minut lexim

Duket se ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni dhe biznesmeni Ergys Agasi, që prej 8 muajsh ishte në arrati dhe u arrestua vetëm pak kohë më parë te zona e Plepave në Durrës, nuk kanë folur vetëm për sekrete hetimore të punës së saj, por dhe për politike.

Në bisedat që përmban dosja e SPAK, shfaqet Hyseni duke i dhënë informacione Agasit, që asokohe ishte në arrati, për klanet në politikë.

Sipas Hysenit, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte në të njëjtin klan me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Po ashtu ajo informon Agasin se Balla do të zgjidhej kryetar Kuvendi.

“Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku).”, thuhet në dosjen hetimore.”, thuhet në dosjen hetimore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

flaket ne objektin afarist ne kijeve deklarohet policia 6ab3bcb596e36
Lajmi i mëparshëm

Flakët në objektin afarist në Kijevë, deklarohet policia

belgjika po perballet me periudhen e saj me te thate ne dekada 6ab3bdabe7c6c
Lajmi i radhës

Belgjika po përballet me periudhën e saj më të thatë në dekada

Të fundit nga

ShkoLartë