jo vetem ecje ne bulevard kellici tregon si pritet te jete protesta e opozites 69151a34e86af

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

November 13, 2025
1 minut lexim

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka treguar mbrëmjen e sotme detaje mbi protestën e paralajmëruar të opozitës përpara Kryeministrisë.

Këlliçi thotë se protesta do të ketë si moto largimin e menjëhershëm të Belinda Balluku, pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK ndërsa shton se problemi nuk qëndron vetëm te kjo e fundit por te i gjithë sistemi.

Ai thotë se protesta e opozitës nuk do të kufizohet vetëm me një ecje simbolike në bulevard

“Protesta e 18 nëntorit do të ketë si moto largimin e menjëhershëm të Belinda Ballukut. Ne kemi zhvilluar një protestë 44 javë me radhë përpara Bashkisë së Tiranës dhe ajo është anatemuara, na janë numëruar protestuesit, është bërë profilizimi i folësve dhe është ushtruar çdo lloj presioni për ta mbyllur atë protestë.  Duhet kuptuar që këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me Belinda Ballukun, por me një sistem të tërë.Ajo ka kryer shkelje dhe ka urdhëruar vartësit e saj, këto janë fakte. Balluku është zyrtarisht përgjegjëse e institucionit që ka qenë autoritet kontraktor në këtë rast, nuk ka asnjë diskutim për këtë. Por, ajo i bën këto për llogari të Edi Ramës. Nuk na duhet vetëm ecje në bulevard. Do të kërkojmë me vendosmëri largimin e menjëhershëm të Belinda Ballukut.”,– tha deputeti demokrat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga dua lipa te emily romain gavras ne nje histori te re dashurie 6915079201d5e
Lajmi i mëparshëm

Nga Dua Lipa te Emily: Romain Gavras në një histori të re dashurie

finalja e euro 2028 do te zhvillohet ne wembley 69151a93d72ef
Lajmi i radhës

Finalja e Euro 2028 do të zhvillohet në Wembley

Të fundit nga

ShkoLartë