jo veper penale por shkelje etike spahiu flet per ndalimin e avokatit barjami 68f6c7bd1b5e4

“Jo vepër penale, por shkelje etike”, Spahiu flet për ndalimin e avokatit Barjami

October 21, 2025
1 minut lexim

Ndalimi i avokatit Ulian Barjami, më 18 tetor pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan është komentuar nga juristi Kreshnik Spahiu.

Në një lidhje skype për një emision televiziv Spahiu tha se avokati i arrestuar nuk kreu asnjë vepër penale, por shkelje etike.

Ai shprehu shqetësime lidhur me sjelljen e avokatëve gjatë procesit.

‘Ishte kapërcim i detyrës së oficerit të policisë gjyqësore, nuk ishte arrestim por ndalim. Është konsideruar retorika e avokatit si një kanosje ndaj prokurorit të seancës. Është precedentë negative që mbartë dy rreziqe nga të dyja krahët. Një nga problemet që mbratë sot niveli juridik i përfaqësimit të avokatëve lë shumë për të dëshiruar. Ajo retorikë, përbënë shkelje të etikës në seancë, por nuk mendoj se është bërë me motove kërcënimi, por nga niveli mediokdër i disa avokatëve që në disa raste rrëshqasin me retorikën që përdorin. Në këtë rast ne nuk kemi të bëjmë me një vepër penale dhe duhet që të jemi në krah të avotatit’, tha ai.

Spahiu tha se duhet që të ketë një forcim të etikës së avokatëve gjatë seancave gjyqësore.

‘Duhet që të ketë një forcim të etikës. Kjo është një praktikë negative që do një trajtim të kujdesshëm. Tani ndoshta sasia, mosha, nuk dua që të paragjykoj, se ka edhe avokatë që kanë studiuar jashtë dhe në Shqipëri dhe kanë një eksperiencë të gjatë. Por sasia, sjell dhe uljen e cilësisë’, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jennifer lawrence plot stil ne premieren e filmit te saj me te ri 68f6b51253d02
Lajmi i mëparshëm

Jennifer Lawrence plot stil në premierën e filmit të saj më të ri

top 20 skuadrat me te vlefshme ne futboll 68f6c8183f3e6
Lajmi i radhës

Top 20 skuadrat më të vlefshme në futboll

Të fundit nga

ShkoLartë