Publicisti Lis Bukuroca, thotë se votat nuk fitohen me gënjeshtra.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka renditur arsyet si mund të fitohen zgjedhjet dhe kur humben.
Në fund, ai shton se mërgata po vjen dhe se nuk ka pronto- shtet.
Postimi i plotë:
Votat nuk fitohen me rrena,
mashtrime,
foto-montazhe,
as me mosdistancim nga votimet e Gjykatës së Posaçme dhe Çakorrit,
as me heshtjen e biografive korruptive,
por me shtet ligjor:
me rritje buxheti,
të pensioneve,
të pagave,
me punësim,
me zhvillim
me armatim!
Jo duke premtuar vazhdimin e hajnokracisë!
Mërgata po vjen.
Ajo e do Republikën dhe do shtet ligjor si ku jeton vetë në Perëndim!
Jo pronto-shtet!
Burimi: botasot.info


