Në shumicën e rasteve, ndarjet ndodhin për arsye të qarta si tradhtia, gënjeshtrat, abuzimi apo mungesa e komunikimit. Por jo gjithmonë fundi i një marrëdhënieje lidhet me këto faktorë të dukshëm.
Ekspertët e marrëdhënieve theksojnë se edhe tek dukja “e përsosur” e një partneri mund të fshihen tipare që sabotojnë lidhjen. Ai/ajo mund të jetë tërheqës, i sjellshëm dhe pa ndonjë ves të madh, por sërish marrëdhënia nuk shkon përpara. Pse ndodh kjo?
Ja tre arsye më të thella psikologjike që mund të çojnë në dështimin e një lidhjeje, edhe nëse “gjithçka duket në rregull”:
1. Nivele të ndryshme të inteligjencës emocionale
Inteligjenca emocionale është aftësia për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet, si të vetat, ashtu edhe të tjetrit. Kur njëri nga partnerët ka nivel të ulët të kësaj inteligjence, marrëdhënia vështirësohet ndjeshëm.
Personat me këtë mangësi:
Acarohen lehtë
Nuk pranojnë fajin
Japin këshilla të padëshiruara
Nuk dinë të dëgjojnë
Nuk kuptojnë ndjeshmërinë e tjetrit
Kjo çon në konflikte, mungesë ndjeshmërie dhe ndarje emocionale.
2. Cenimi i hapësirës personale
Dashuria nuk do të thotë të jeni gjithë kohës bashkë. Një partner që ju kontrollon kohën, zemërohet kur keni aktivitete personale apo ndiheni të “ngulfatur”, është një sinjal serioz.
Kjo sjellje është fillimi i një kontrolli psikologjik, që shpesh përfundon në marrëdhënie toksike. Të dy partnerët kanë nevojë për autonomi dhe kohë për veten.
3. Përpjekja për t’ju ndryshuar
Nëse partneri:
Ju kritikon për mënyrën si vishemi, flisni apo jetoni
Përpiqet t’ju ndryshojë shijet, shprehitë apo qëndrimet
Ju jep ndjesinë se “duhet të bëheni dikush tjetër”
…atëherë ndoshta nuk ju pranon për atë që jeni vërtet. Dhe kjo nuk është dashuri – është një projekt personal që do të dështojë.
Burimi: botasot.info


