Një sërë yjesh zbarkuan në Londër të enjten mbrëma për ceremoninë e ZYN Rolling Stone UK Awards 2025.
Jessie J tërhoqi gjithë vëmendjen teksa parakaloi në tapetin e kuq në Roundhouse, e veshur me një fustan transparent me rrjetë dhe bustier në stil korseti, ndërsa Louise Redknapp dhe Ashley Roberts zgjodhën po ashtu veshje të guximshme.
Këngëtarja, 37 vjeçe, doli për natën e dytë radhazi pas pjesëmarrjes në Royal Variety Performance një ditë më parë, ku përqafoi Princeshën e Uellsit, 43 vjeçe, dhe foli për betejën e saj me kancerin, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Jessie, e cila iu nënshtrua një mastektomie më herët këtë vit pas diagnostikimit me kancer të gjirit, rrezatoi vetëbesim teksa pozonte me stil përpara kamerave.
Krijuesja e hitit “Price Tag” e kompletoi pamjen me taka stiletto dhe një çantë të vogël në formë zemre të zbukuruar me gurë të çmuar.

Burimi: botasot.info


