jerry adler ndahet nga jeta ne moshen 96 vjecare 68aae6e280997

Jerry Adler ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare

August 24, 2025
1 minut lexim

Jerry Adler, aktori dhe regjisori i teatrit, më i njohur për rolin e tij si Herman ‘Hesh’ Rabkin në serialin ikonik të HBO-së The Sopranos, ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeç.

Vdekja u konfirmua nga familja dhe miku i tij Frank J. Reilly, i cili e përshkroi Adlerin si “aktorin e madh” dhe kujtoi se ai filloi të aktronte vetëm në moshën 65 vjeç.

Adler pati një karrierë të gjatë në teatër dhe nisi të shfaqej në film dhe televizion në fillim të viteve 1990, duke përfshirë produksione si Manhattan Murder Mystery të Woody Allen, Mad About You, Rescue Me, The Good Wife dhe Transparent, shkruan DailyMail.

Roli i tij më i famshëm mbetet Hesh Rabkin në The Sopranos, këshilltar i besuar i Tony Soprano.

Ai debutoi në episodin pilot dhe vazhdoi deri në sezonin e gjashtë dhe të fundit në vitin 2007.

Adler, i lindur më 4 shkurt 1929 në Brooklyn, kishte një karrierë të pasur në Broadway dhe film, duke punuar edhe si regjisor dhe mbikëqyrës prodhimi.

Ai la pas gruan e tij, psikologen Joan Laxman, me të cilën ishte i martuar që nga viti 1994. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI DHE MUHAMED MURTEZI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti për MIA-n: Çairi drejt transformimit, më shumë vend parkime, shkolla që funksionojnë në një ndërrim dhe Çarshi funksionale

bujar osmani cairi meriton disipline dhe perkushtim te perditshem 68aaeaf85c00e
Lajmi i radhës

Bujar Osmani: Çairi meriton disiplinë dhe përkushtim të përditshëm

Të fundit nga

ShkoLartë