jep doreheqje zv ministri i arsimit dhe shkences lulzim aliu 696e270f2fa6b

Jep dorëheqje zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu

January 19, 2026
1 minut lexim

Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në qeveri. Në dorëheqjen e tij që e ka dorëzuar tek kryeministri, Aliu thotë se jep dorëheqje për të vazhduar kontributin e tij në profesionin akademik.

“Sot e përmbyll një kapitull të punës sime në detyrën e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me atë që i dorëzova Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, z. Hristijan Mickoski dorëheqjen nga detyra e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”.

“Falënderoj për besimin dhe mbështetjen për të kryer këtë detyrë, për herë të dytë, Partinë Alternativa, Kryetarin e saj z. Bekim Sali dhe kryetarët paraprak z. Afrim Gashi dhe z. Zeqirija Ibrahimi, si dhe familjarët e miqtë e mi”, ka shkruar në Facebook, Lulzim Aliu.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dorehiqet zv ministri i arsimit lulzim aliu 696e25b8c8702
Lajmi i mëparshëm

Dorëhiqet zv/ministri i Arsimit Lulzim Aliu

transportonte emigrante te paligjshem nga egjipti drejt vendeve te be se arrestohet ne tirane 31 vjecari 696e33a908d9c
Lajmi i radhës

Transportonte emigrantë të paligjshëm nga Egjipti drejt vendeve të BE-së, arrestohet në Tiranë 31-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë