jennifer lopez u pergjigjet kritikeve jane xheloze per trupin tim 695584f19088b

Jennifer Lopez u përgjigjet kritikëve: Janë xhelozë për trupin tim

December 31, 2025
1 minut lexim

Jennifer Lopez u është kundërpërgjigjur kritikëve që e sulmojnë për veshjet e saj provokuese, teksa të martën mbrëma nisi rezidencën e saj të re në Las Vegas.

Këngëtarja amerikane, 56 vjeçe, u shfaq tejet mahnitëse me një sërë kostumesh të guximshme dhe vezulluese, teksa doli në skenën e Colosseum në Caesars Palace.

Gjatë koncertit të saj të ngarkuar me energji, Jennifer iu drejtua atyre që i kanë thënë të vishet “sipas moshës”, duke deklaruar se kritikat e tyre burojnë nga xhelozia për trupin e saj mbresëlënës.

Image

Jennifer Lopez

Interpretuesja e hitit On The Floor tha: “Por është qesharake, ndonjëherë vërtet qesh me disa nga gjërat që njerëzit thonë, dhe njëra prej tyre është: kur ajo bën foto, buzëqesh me gojën hapur, pse e bën këtë?”

Duke qeshur, ajo vazhdoi:
“Pse vishet gjithmonë kështu, pse nuk vishet sipas moshës? Unë jam si: hë pra, po të kishe këtë trup, edhe ti do të ishe lakuriq!”

Jennifer shfaqi format e saj mbresëlënëse me një kostum trupor guximtar, një korse rozë prej dantelle, të kombinuar me geta rrjete dhe çizme me lidhëse.

Image

Jennifer Lopez

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pritjet e gjakovareve per vitin 2026 695583cf8f958
Lajmi i mëparshëm

Pritjet e gjakovarëve për vitin 2026

menaxhimi i te dhenave gjeohapesinore ne fokus te takimit hoxha suma 695589b99620c
Lajmi i radhës

Menaxhimi i të dhënave gjeohapësinore në fokus të takimit Hoxha – Suma

Të fundit nga

Haradinaj uron Vitin e Ri me një foto familjare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Vitin e Ri me një fotografi familjare. Përmes një postimi në Facebook, ai ua ka uruar këtë festë të gjithë qytetarëve,
ShkoLartë