Jennifer Lopez edhe një herë ka dëshmuar se di të tërheqë vëmendjen me stilin e saj.
Superylli amerikan u shfaq elegant dhe plot stil teksa doli nga hoteli i saj në Milano të enjten, në një javë të ngjeshur me aktivitete të modës.
Këngëtarja dhe aktorja 57-vjeçare zgjodhi një kombinim elegant, duke veshur një bluzë transparente prej dantelle dhe një palë xhinse, duke krijuar një pamje njëkohësisht të sofistikuar dhe të relaksuar, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Lopez e kompletoi veshjen me këpucë me taka të holla dhe majë të mprehtë, ndërsa aksesorët i dhanë edhe më shumë elegancë paraqitjes së saj.
Ajo mbante syze të mëdha dhe një çantë prej kamoshi, ndërsa kishte zgjedhur edhe vathë nga Sydney Evan.

Paraqitja e saj në Milano vjen në kuadër të Javës së Modës, ku Lopez ishte ndër emrat që tërhoqën vëmendjen që në fillim të eventeve.
Të martën mbrëma, ajo ishte ndër të ftuarat kryesore në eventin Vogue World, i cili shënoi edhe nisjen e Javës së Modës në qytetin italian.

Për këtë paraqitje, Lopez zgjodhi një tjetër stil spektakolar, duke nxjerrë në pah linjat e saj trupore me një fustan të zi me dekolte të theksuar nga Dolce & Gabbana.
Me dy paraqitje të ndryshme, por po aq elegante, Jennifer Lopez vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të botës së modës dhe spektaklit.
Burimi: botasot.info


