jennifer lopez mahnit me pozat nga festa e ditelindjes se motres se saj 6a5f5e90416db

Jennifer Lopez mahnit me pozat nga festa e ditëlindjes së motrës së saj

July 21, 2026
1 minut lexim

Jennifer Lopez ka ndarë disa momente të veçanta nga udhëtimi i saj në Evropë, ku ka festuar ditëlindjen e motrës së saj, Lyndas Lopez.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare publikoi disa fotografi nga pushimet, duke treguar afërsinë e madhe mes tyre.

Në një nga pamjet, Lopez shfaqet duke shijuar një moment relaksi në vaskë gjatë festës së motrës së saj, ndërsa Lyndas shihet pranë saj duke qeshur. Dy motrat tërhoqën vëmendjen e fansave edhe për ngjashmërinë e madhe mes tyre, shkruan DailyMail.

Image

Jennifer Lopez

“Një udhëtim i dyfishtë me motrën për ditëlindje është gjithmonë një ide e mirë!! Të dua Lynnie! Gëzuar ditëlindjen!”, shkroi Jennifer në postimin e saj.

Ylli i “On the Floor” po kalon një periudhë të ngarkuar me udhëtime dhe dalje publike. Pas qëndrimit në Paris për Javën e Modës Haute Couture, ajo u shfaq edhe në Wimbledon në Londër, ku ndoqi finalen e meshkujve.

Lopez, e cila finalizoi divorcin nga Ben Affleck vitin e kaluar, ka thënë së fundmi se ndihet mirë me jetën e saj aktuale dhe është e hapur për të ardhmen. “Do të takoj dikë një ditë, nëse është mjaftueshëm i mirë”, është shprehur ajo. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjike 3 vjecari humb jeten pasi ra ne nje pellg uji 6a5f5d90767bf
Lajmi i mëparshëm

Tragjike: 3-vjeçari humb jetën pasi ra në një pellg uji

prokuroria kerkon paraburgim per tre te dyshuarit rasti i ujit ne gostivar 6a5f624db4837
Lajmi i radhës

Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit, rasti i ujit në Gostivar

Të fundit nga

ShkoLartë