Aktorja e njohur amerikane Jennifer Lawrence ka tërhequr vëmendjen në New York, ku mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “WWD’s 2026 Beauty Inc. Awards”, të mbajtur në Lavan Midtown.
Pas pjesëmarrjes në premierën e filmit “Sunrise on the Reaping” në New York, Lawrence u paraqit në këtë ngjarje për të përfaqësuar markën e saj të kujdesit për flokët, “mes°”, të cilën e ka bashkëthemeluar me Jasmina Aganovic.
Sipas Daily Mail, aktorja u shfaq me një stil të veçantë, duke zgjedhur një fustan të zi me dekolte të hapur, të kombinuar me një fund të shkurtër me pupla të bardha. Ajo e kompletoi pamjen me këpucë elegante, një çantë në formë mjellme dhe flokë të krehur prapa, me efekt të lagësht.

Paraqitja e saj në këtë ceremoni vjen pasi aktorja ka folur për trajtimet estetike që ka bërë dhe planet për ndërhyrje të tjera plastike, me synimin, siç është shprehur, për t’u bërë një “nënë seksi”.
Në të njëjtën ceremoni ishte e pranishme edhe modelja Hailey Bieber, e cila festoi një sukses të rëndësishëm për markën e saj “Rhode”, pasi kjo e fundit u shpall “Marka e Vitit për Grimin”.

Bieber e pranoi çmimin e veshur me një fustan të zi me shkëlqim nga Calvin Klein, të kombinuar me këpucë me taka të larta.
Burimi: botasot.info


