jennifer aniston tregon pse asnjehere nuk merr pjese ne met gala 68b815d5323ed

Jennifer Aniston tregon pse asnjëherë nuk merr pjesë në Met Gala

September 3, 2025
1 minut lexim

Aktorja Jennifer Aniston nuk merr pjesë në ceremoninë madhështore Met Gala.

Ikona e serialit “Friends” tha se është ftuar në këtë ngjarje bamirësie të modës, porse ka refuzuar të marrë pjesë.

“Po, më kanë ftuar, por nuk shkoj”, tha 56-vjeçarja për revistën Glamour.

“Për shkak të përgatitjes, veshjes së fustanit”, vazhdoi ajo.

“Unë jam një vajzë e tipit ‘xhinse, shapka dhe bluzë pa mëngë’. Edhe mua më pëlqen të vishem bukur, por për mua është një lojë mendore e… ‘Hajde të vishemi bukur, të veshim një fustan elegant, të bëjmë grim, të rregullojmë flokët dhe të shkojmë të ulemi në një dhomë të madhe me bashkëmoshatarët tanë’. [Dhe po,] të gjithë janë aty për të festuar dhe për t’u argëtuar, por unë bëhem nervoze”, ka deklaruar Aniston.

Aktorja gjithashtu rrëfeu se prej kohësh ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me tapetet e kuq.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot do te varroset 38 vjecarja qe vdiq ne aksidentin e djeshem ne fshatin gjonaj 68b814ae87c02
Lajmi i mëparshëm

Sot do të varroset 38-vjeçarja që vdiq në aksidentin e djeshëm në fshatin Gjonaj

mickoski filloi ndertimi marketit te ri te shitjes me pakice te lidl 68b8271523035
Lajmi i radhës

Mickoski: Filloi ndërtimi marketit të ri të shitjes me pakicë të „Lidl“

Të fundit nga

ShkoLartë