jennifer aniston dhe jim curtis drejt nje hapi te ri 699febb80404b

Jennifer Aniston dhe Jim Curtis drejt një hapi të ri

February 26, 2026
1 minut lexim

Jennifer Aniston dhe partneri i saj Jim Curtis janë parë së fundmi duke vizituar një ndërtesë luksoze apartamentesh në New York City, duke nxitur spekulime për një bashkëjetesë të mundshme.

Çifti u fotografua teksa shikonin mobilje dhe ambiente të brendshme, duke u dukur të qetë dhe të buzëqeshur gjatë vizitës së tyre, shkruan Daily mail, përcjell “Bota sot”.

Vizita erdhi pak kohë pasi Curtis nxori në shitje apartamentin e tij në Manhattan, gjë që shtoi zërat për një ndryshim në jetën e tij personale.

Image

Jim Curtis

Burime pranë çiftit thonë se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze dhe se ata po kalojnë më shumë kohë së bashku.

Aniston, e cila jeton kryesisht në Los Angeles, duket e hapur ndaj idesë për të kaluar më shumë kohë në bregun lindor.

Image

Jennifer Aniston

Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar për një blerje të përbashkët, paraqitja e tyre në ndërtesë ka mjaftuar për të ndezur aludimet.

Për momentin, dyshja po shijon romancën, ndërsa fansat presin të shohin nëse ky do të jetë hapi i radhës në lidhjen e tyre.

Image

Çifti u fotografua në nëntor në eventin ELLE 2025 Women in Hollywood

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bebe rexha doli per ti pershendetur njerezit ne ballkon por mori nje pergjigje brutale nga fqinjet ne londer 699fb37693301
Lajmi i mëparshëm

Bebe Rexha doli për t’i përshëndetur njerëzit në ballkon, por mori një përgjigje brutale nga fqinjët në Londër

16 te ekipet e mbetura ne ligen e kampioneve kush me ke mund te perballet 699ff2453755d
Lajmi i radhës

16-të ekipet e mbetura në Ligën e Kampionëve, kush me kë mund të përballet

Të fundit nga

ShkoLartë