jeni shume beni cte doni dita e 35 te e tubimit torte rames per ditelindje protestuesit marshojne drejt komisariatit 6a49805235aca

“Jeni shumë, bëni ç’të doni”! Dita e 35-të e tubimit, tortë Ramës për ditëlindje: Protestuesit marshojnë drejt komisariatit

July 4, 2026
1 minut lexim

Ditëlindja e pavarësisë së SHBA dhe e kryeministrit Edi Rama u festua edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Krahas valëvitjes së flamujve shqiptarë, qytetarët mbanin në duar edhe flamujt amerikanë. Ndërsa kishin menduar edhe për dhurata për kryeministrin.

Kërkesa për dorëheqje u kthye në këngën e urimit për Edi Ramën. Si dhe tortën e kishin formuar prej betoni.

20 shkurtin e vitit 1991 u përpoqën ta rikthenin në sheshin para selisë së qeverisë.

Në sheshin e protestës ishin të shtunën edhe shqiptarët nga diaspora, të cilët iu bashkuan kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.

Ndërsa u kërkua largimi i gjithë klasës politike, në podiumin para Kryeministrisë u përsërit thirrja për lirimin e protestuesve të arrestuar.

“Kanë 35 vjet që na trajtojnë si skllevër. Ne këta i njohim kush janë, i kemi njohur me kohë. Këta janë më keq se Lubia nuk ngopen. Ushqehen me mishin dhe kockat e shqiptarëve. Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, u shpreh ish-këshilltari i Berishës, Grid Rroji.

“Sot bëj thirrje që Altin Hila dhe të gjithë ata që janë burgosur të lirohen sa më shpejt. Dikush tjetër e meriton të jetë në burg, jo bijtë e nënave që dalin në protestë për të drejtën e tyre”, tha bashkëshortja e Altin Hilës.

“50 vjet dhunë. Boll më! Pushteti i ka mbyllur sytë, i ka mbyllur veshët, veç gojën e ka lënë me baltë. Lironi çunat! Mërgimi nuk është atdheu ynë”, tha aktori i ‘Marko from Tropoja’, Arben Bajraktaraj.

Pas fjalimeve, organizatorët thanë se nuk marrin përsipër marshimin, duke i lënë qytetarët të lirë. Me thirrje kundër politikës, flamuj e flakadanë, protestuesit marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

250 vjet te pavaresise se shba se prattipati kosova me te vertete eshte shteti me pro amerikan ne bote 6a497fd8ac5f0
Lajmi i mëparshëm

​250 vjet të pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

aktivistet e vuciqit i thyen nofullen studentes protestuese me shkop bejzbolli vuceviq u rrezua 6a4980b4b55a9
Lajmi i radhës

​Aktivistët e Vuçiqit i thyen nofullën studentes protestuese me shkop bejzbolli, Vuçeviq “u rrëzua”

Të fundit nga

Vajza e Kate Moss mahnit me bikine

Modelja britanike, Lila Moss, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit gjatë pushimeve në Athinë. Vajza 23-vjeçare e supermodeles Kate Moss publikoi në Instagram një seri fotografish, ku shfaqet
ShkoLartë