jeni ne hetim per krime kibernetike policia reagon per email et e rreme 690202b587061

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

October 29, 2025
1 minut lexim

Policia e Shtetit bën me dije se disa shtetas ende të paidentifikuar kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email) me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.



Sipas policisë, me këtë adrese, qytetarëve u janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.

“Informojmë se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj”, lexohet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Më tej, policia shton: “Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit; Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar; Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë emaile me përmbajtje të tillë. Gjithashtu, informojmë se rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mendo per 3 femijet do behesh shume i pasur shba kerkoi te joshte pilotin e nicolas maduros per te tradhtuar udheheqesin venezuelas zbulohen mesazhet 6901ffafe8ce4
Lajmi i mëparshëm

“Mendo për 3 fëmijët, do bëhesh shumë i pasur”, SHBA kërkoi të joshte pilotin e Nicolás Maduros për të tradhtuar udhëheqësin venezuelas. Zbulohen mesazhet

temperaturat e tetorit rrisin konsumin e rrymes per gati 20 690204d4eaa9b
Lajmi i radhës

Temperaturat e tetorit rrisin konsumin e rrymës për gati 20 %

Të fundit nga

ShkoLartë