jemi ne sulm hibrid ministri italian lufta e rusise ndaj perendimit ka nisur 691dcb4598244

“Jemi në sulm hibrid”, ministri italian: Lufta e Rusisë ndaj Perëndimit ka nisur

November 19, 2025
1 minut lexim

Ministri italian i mbrojtjes, Guido Crosetto, konsideron se shtimi i sulmeve hibride nga Rusia tregon se lufta ka nisur me pasoja potencialisht “katastrofike”.

Në një dokument prej 125 faqesh, Crosetto dënoi “inercinë” e shteteve europiane dhe të NATO-s përballë agresionit në rritje të Moskës. “Lufta hibride po shënjestron infrastrukturën kritike, qendrat e vendimmarrjes, shërbimet thelbësore dhe strukturën e secilit vend, me rreziqe të përditshme dhe në rritje të dëmeve katastrofike”, shkroi ai në raport, ku insiston se jemi nën sulm, dhe koha për të vepruar është tani. Është “absurde” dhe “e paqëndrueshme” që Perëndimi po bën kaq pak për të reaguar ndaj sulmeve ruse, nënvizon ai, teksa shpjegon se mjetet për reagim nuk mungojnë, por pengohen nga proceset e brendshme demokratike dhe vendimmarrja e ngadaltë dhe e bazuar në konsensus e BE-së dhe NATO-s.

Frekuenca e sulmeve hibride po rritet, ndërsa Kremlini i Vladimir Putinit përdor “përdorimin e integruar të mjeteve ushtarake dhe jo-ushtarake për të destabilizuar konkurrentët e tij, për të gërryer kohezionin e tyre të brendshëm dhe për të ndikuar në vullnetin e tyre politik”, mendon ministri. Polonia e cilësoi si sabotim shpërthimin e një linje të saj hekurudhore të dielëndhe fajësoi për ngjarjen dy ukrainas që punonin për Rusinë.

Crosetto propozoi krijimin e një Qendre Evropiane për Kundërshtimin e Luftës Hibride, një forcë kibernetike me 1,500 trupa, si dhe personel ushtarak të specializuar në inteligjencën artificiale, mbrojtjen e zinxhirëve të furnizimit dhe ekspertë të dezinformimit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

AKADEMI SOLEMNE UNT 3 19.11.2025
Lajmi i mëparshëm

Akademi Solemne për Ditën e Alfabetit: Universiteti “Nënë Tereza” dhe Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nderojnë 22 Nëntorin

ronaldo ne shtepine e bardhe i ftuar ne darken e donald trump 691dcf8512a95
Lajmi i radhës

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

Të fundit nga

ShkoLartë