jemi dakord per sirine dhe iranin por trump publikon mesazhin nga macron per greolanden 696f33e6024c8

“Jemi dakord për Sirinë dhe Iranin, por…”, Trump publikon mesazhin nga Macron për Greolandën

January 20, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një pamje ekrani që, sipas tij, është një mesazh i dërguar nga presidenti francez Emmanuel Macron, ku vihet në dyshim politika e SHBA-ve ndaj Groelandës.

Krahas mbishkrimit “Shënim nga Presidenti Emmanuel Macron i Francës”, në mesazhin e publikuar thuhet: “Miku im, jemi plotësisht dakord për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën.”

Publikimi i mesazhit vjen në një klimë të tensionuar mes dy liderëve. Ditët e fundit, Macron e ka cilësuar si “të papranueshëm” kërcënimin e Trump për tarifa lidhur me Groenlandën dhe ka refuzuar ftesën për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes” për rindërtimin e Gazës.

I pyetur për këtë refuzim, Trump u shpreh shkurt: “Askush nuk e do atë”.

mm


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

forumi ekonomik boteror ne davos trump dominon takimin 696f3234de230
Lajmi i mëparshëm

Forumi Ekonomik Botëror në Davos: Trump dominon takimin

perfshihet nga zjarri shkolla sylejman vokshi ne decan 696f390f4c082
Lajmi i radhës

Përfshihet nga zjarri shkolla “Sylejman Vokshi” në Deçan

Të fundit nga

Shpërthejnë drejtuesit e Juventusit

Juventusi u mposht nw “San Siro” nga Interi me rezultatin 3:2. Një humbje që, për mënyrën si erdhi, ka zemëruar jo pak tifozët bardhezinj, por edhe trajnerin Luçiano Spaleti. Tekniku toskan shpërtheu
ShkoLartë