jehona e votuesve deri ne oren 15 per qytetin e shkupit cairi dhe saraji me daljen me te vogel 6907795177f11

Jehona e votuesve deri në orën 15 për Qytetin e Shkupit! Çairi dhe Saraji me daljen më të vogël

November 2, 2025
1 minut lexim

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve ka njoftuar se dalja e votuesve deri në orën 15:00 për Qytetin e Shkupit është 22,94, në krahasim me raundin e parë të zgjedhjeve që ishte 31,16%, shkruan TV21. Sipas të dhënave të KSHZ-së, Saraji dhe Çairi janë komunat me daljen më të vogël të votuesve

“Jehona e votuesve deri në orën 15:00 shkon deri 22,94%, krahasuar me të njëjtën kohë në raundin e parë të zgjedhjeve vërejmë se jehona e votuesve gjatë ditës së sotme është më e ulët, konkretisht me 19 e tetorit në të njëjtën kohë jehona e votuesve ishte 31,16%”, njoftoi KSHZ.

 

Përqindja e votuesve në komuna për Qytetin e Shkupit:

Komuna e Aerodromit: 28,35%

Komuna e Butelit: 18,52%,

Gazi Babë: 20,51%

Gjorqe Petrov: 23,26%

Karposh: 32,40%

Kisella Vodë: 27,45%

Saraj: 6%

Komuna Qendër: 31,65%

Çair: 8,83%

Shuto Orizarë: 19,69%

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

5 cilesi qe duhet te kete nje mashkull ne menyre qe nje marredhenie te funksionoje 69076811a7223
Lajmi i mëparshëm

5 cilësi që duhet të ketë një mashkull, në mënyrë që një marrëdhënie të funksionojë!

arrestohet 29 vjecari per kalim ilegal te kufirit me greqine 69077ab571012
Lajmi i radhës

​Arrestohet 29-vjeçari për kalim ilegal të kufirit me Greqinë

Të fundit nga

ShkoLartë