jasir ibrahimi mohon punesimin permes zeqirija ibrahimit 689384871fb0e

Jasir Ibrahimi mohon punësimin përmes Zeqirija Ibrahimit

August 6, 2025
1 minut lexim

Pas komunikatës së BDI-së dhe lajmit të publikuar se në konkursin e funtit të Armatës, janë punësuar 74 persona, ndërsa i vetmi shqiptar i cili është punësuar është nipi i kryetari të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar Jasir Ibrahimi, duke thënë se, bëhet fjalë për një shpifje.
Sipas tij, ai është punësuar në ARM në kohën kur zv/ministër ri Mbrojtjes ka qenë Tiron Jajaga nga ASH.
“Unë jam punësuar në ARM në kohën kur zëvendësministër i Mbrojtjes ka qenë Tiron Jajaga nga Aleanca për Shqiptarët (mund ta pyetni atë) dhe nëse dikush është i prirur të vendosë ndonjë lidhje politike, këtë mund t’ia përshkruajë atij subjekti. Është e vërtetë se ne kemi lidhje familjare me Zeqirija Ibrahimin dhe unë kam respekt për të, por në planin politik ne kemi dallime të papërafrueshme.
Prandaj, shpifjet nën bel, që ta nxijnë figurën e kryetarit të Alternativës, përveçse se janë dashakeqe dhe të ulëta, ato flasin edhe për degradimin e gazetarisë në vendin tonë. Zaten prej se u përzi veterinaria në gazetari, gazetaria e Kohës nuk mbeti më as taxhi për kuaj”, ka shkruar në regimin e tij Jasir Ibrahimi.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cila shenje do te kete perplasje me koleget ose eproret horoskopi per sot per beqaret e kaluara mund te rikthehet 6893804e9ec67
Lajmi i mëparshëm

Cila shenjë do të ketë përplasje me kolegët ose eprorët? Horoskopi për sot: Për beqarët, e kaluara mund të rikthehet…

aparat i ri eho per diagnostifikim te shpejte ne spitalin gjinekologjik ne cair 6893848a48044
Lajmi i radhës

Aparat i ri EHO për diagnostifikim të shpejtë në Spitalin Gjinekologjik në Çair

Të fundit nga

ShkoLartë