aponia goditet nga një seri tërmetesh sot, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Epiqendra e tërmetit më të fortë ishte në ishullin Honshu, në një thellësi prej shtatë kilometrash dhe në një distancë prej 18 kilometrash nga qyteti i Matsumotos.
Honshu u godit gjithashtu nga tërmete me magnitudë 4.7 dhe 4.3.
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistrua gjithashtu në veri të ishullit Hokkaido, në det të hapur, dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami për të.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Burimi: botasot.info


