japin vendime ne favor te zjarrvenesve e gllaberuesve rama kritika dhe paralajmerime per prokurore e gjyqtare kush sulmon interesat publike 68aed2e3ec77d

“Japin vendime në favor të zjarrvënësve e gllabëruesve”, Rama kritika dhe paralajmërime për prokurorë e gjyqtarë: Kush sulmon interesat publike… 

August 27, 2025
1 minut lexim

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij sot në ceremoninë për nderimin e zjarrfikësve që luftuan më flakët në këto ditë të vështira të vendit, u ndal sërish te kritikat për disa gjyqtarë dhe prokurorë që sipas tij kanë vepruar jo në interes të publikut.

“Mijëra njerëz me uniformë derdhën energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në luftë sfilitëse me zjarret dhe mijëra hektarë pasuri pyjore përpihet nga flakët, disa personave që nuk u dihen emrat me integritet zero i përqeshin të gjitha sakrificat dhe i shkelin me 4 këmbët interesat duke dhënë vendime të ‘ububushme’ jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve… I kam kërkuar ministrit të drejtësisë t’ia përcjellë gjyqësorit rastet e mësipërme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë i paralajmëroi për pasoja dhe masa për të gjitha ata që sipas tij do “do të sulmoj shtetin me vendime kundër interesit publik në proces me zjarrvënësit, zaptuesit apo gllabëruesit e të mirave të këtij vendi”.

“Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë. Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi.

Nuk do kursejmë çdo mbështetje për prokurorë dhe gjyqtarë që i shërbejnë misionit të Shqipërisë 2030, duke luftuar korrupsion dhe krim të organizuar në mbrojtje të interesit publik.

Do të udhëhiqemi nga forca e shembullit të atyre që në provën e zjarrit treguan se punonjësit e shtetit nuk janë ato kokrra që bëjnë lajm, por  janë shumicë dërrmuese që nuk bëjnë lajm, por që ngrenë përditë vendin më lart”, tha Rama.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi ldk vetevendosje ka plan per bllokimin e institucioneve 68aed240686f9
Lajmi i mëparshëm

Gashi (LDK): Vetëvendosje ka plan për bllokimin e institucioneve

shefi i coinbase bitcoin mund te arrije 1 milion dollare deri ne vitin 2030 68aed30f0a657
Lajmi i radhës

​Shefi i Coinbase: Bitcoin mund të arrijë 1 milion dollarë deri në vitin 2030

Të fundit nga

ShkoLartë