janevska per shkollen penko duhet te respektohet rajonizimi i shkollave 6a95a80f7fdca

Janevska për shkollën “Penko”: Duhet të respektohet rajonizimi i shkollave

August 31, 2026
1 minut lexim
jan

Nuk bëhet fjalë vetëm për nxënës shqiptarë, por bëhet fjalë për nxënës shqiptarë dhe nxënës maqedonas. Sa jam e informuar, ka diçka që paraqet problem sa i përket rajonizimit, por kryetarët e komunave dhe drejtorët e shkollave është e domosdoshme ta respektojnë ligjin. Duhet të vendoset rend, prandaj edhe është vendosur rajonizimi. Bëhet fjalë për dy komuna të ndryshme: njëra është Komuna e Çairit, ndërsa tjetra është Komuna e Butelit. Fëmijët nga Komuna e Çairit, qofshin maqedonas, shqiptarë, turq apo çfarëdo përkatësie tjetër, duhet të mësojnë në Komunën e Çairit. Ndërsa fëmijët, qofshin maqedonas, shqiptarë, turq, vllahë, serbë, boshnjakë, romë apo të tjerë, duhet të mësojnë në Komunën e Butelit, aty ku i përkasin. Sa u përket fëmijëve që kanë vëllezër ose motra, diçka që është bërë në të kaluarën, personalisht mendoj se mund të bëhet një përjashtim. Por dua t’ju kujtoj se kjo është diçka që duhet ta zgjidhin kryetarët e komunave; Ministria këtu nuk ka kompetenca. Ju e dini se, sipas Ligjit për Decentralizimin, shkollat janë të decentralizuara dhe janë nën kompetencën e komunave. Por, sigurisht, si Ministri kujdesemi për të mirën e fëmijëve. Rekomandoj, si gjithmonë deri më tani, se më së paku probleme ka atëherë kur respektohen ligjet. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve që ta respektojnë ligjin dhe ta respektojnë rajonizimin”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

yll limani mbeshtete marshin e 12 shtatorit prishtine te marshojme per lirine dhe uck ne 6a95a41b03496
Lajmi i mëparshëm

​Yll Limani mbështetë marshin e 12 shtatorit: Prishtinë, të marshojmë për lirinë dhe UÇK-në

hamza flet rreth marreveshjes lvv ldk per presidentin a ka vote pdk 6a95be92f4001
Lajmi i radhës

Hamza flet rreth marrëveshjes LVV- LDK për presidentin, a ka votë PDK?

Të fundit nga

Mamdani pret Trumpin në Gracie Mansion

Kryetari i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, do të presë të hënën, 21 shtator, Presidentin Donald Trump në Gracie Mansion, rezidencën zyrtare të kryetarit në Upper East Side. Takimi, i konfirmuar të dielën
ShkoLartë