jane rezervuar 15 terminet e para te lira per takim me ministrin e shendetesise aliu 68612a1641fbc

Janë rezervuar 15 terminet e para të lira për takim me ministrin e Shëndetësisë Aliu

June 29, 2025
1 minut lexim

Shkup, 29 qershor – Tashmë janë rezervuar 15 terminet e para për takim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, ishte bërë e ditur në konferencën e sotme për media në Ministrinë e Shëndetësisë.  

“Reforma e vërtetë fillon atëherë kur institucioni ndalon së foluri me veten dhe fillon ta dëgjojë popullin me mendje të hapur dhe qëllim të qartë për ndryshim. Për këtë, sot nuk prezantojmë vetëm ueb-faqe të re, por krijojmë institucion që dëgjon dhe reagon”, tha Aliu. 

Përmes mjetit Kabineti i hapur, siç përkujtoi ministri, çdo qytetar mundet drejtpërdrejtë të caktojë takim me të, çdo të premte, pa barriera dhe burokraci. 

“Sy më sy, bisedë njerëzore me respekt, përgjegjësi dhe gatishmëri për zgjidhje konkrete. 15 terminet e para tashmë janë rezervuar. Kjo është dëshmi se qytetarët kanë çka tregojnë dhe përfundimisht ka se kush t’i dëgjojë. Unë jam këtu që t’i dëgjoj”, theksoi Aliu

Kjo nismë, vlerëson ai, nuk është vetëm shërbim, por qëndrim. 

“Ajo është qëndrim. Qëndrim se shëndetësia nuk guxon të jetë sistem i mbyllur, por organizëm i gjallë që komunikon, sistem që përfshin dhe reagon me kohë. Shëndetësi që komunikon, përfshin dhe reagon nuk guxon të jetë vetëm slogan. Ai është detyrim publik. Detyrim të cilin unë si ministër, e pranoj me përgjegjësi të plotë dhe çdo ditë do ta përmbush me punë, llogaridhënie dhe prani personale”, shtoi Aliu. 

Për vizionin e tij si ministër, ai tha se është që të ndërtohet sistem shëndetësor që flet me qytetarin, vepron me integritet dhe udhëhiqet nga besimi. 

“Një sistem që nuk udhëhiqet nga përshtypjet, frika apo presionet politike, por nga të dhënat e sakta, analiza reale dhe nevojat reale të popullsisë, përfundoi Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putini eshte kercenimi numer nje per mbreterine e bashkuar ish ministri i mbrojtjes duhet te ushtrojme presion ose ai do te vije duke 6861270b07c4b
Lajmi i mëparshëm

“Putini është kërcënimi numër një për Mbretërinë e Bashkuar”, ish-ministri i Mbrojtjes: Duhet të ushtrojmë presion ose ai do të vijë duke….

ivanka trump elegante ne te zeza ne dasmen luksoze te jeff bezos dhe lauren sanchez 68612f203bfbe
Lajmi i radhës

Ivanka Trump elegante në të zeza në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë