jane cento i denuar per ngjarjet e 27 prillit eshte bere investitor ndertimi me dhjetera banesa ne pronesi 692af50edaa6e

Jane Çento, i dënuar për ngjarjet e “27 prillit”, është bërë investitor ndërtimi me dhjetëra banesa në pronësi

November 29, 2025
min lexim

Shkup, 29 nëntor – Jane Çento, i cili është dënuar me vendim të formës së prerë me 13 vite burg për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017, është bërë bashkëpronar i një kompanie ndërtimore në Prilep, e cila tashmë zotëron të paktën dhjetë apartamente, transmeton Portalb.mk.

“Që nga 10 nëntori, Çento është futur si ortak në shoqërinë tregtare “Arena Grup import–eksport DOOEL Prilep”. Kompania, e regjistruar në vitin 2022 dhe e specializuar për ndërtimin e objekteve banesore dhe jo-banesore, deri në fund të vitit 2024 kishte realizuar të ardhura të vogla dhe detyrime rreth 200 mijë euro”, shkruan Portali Faktor.

Sipas të dhënave të marra nga Regjistri Qendror, pronarët fillestarë të kompanisë kanë qenë Eldin, Esad dhe Eldina Hasanoviq nga fshati Llazhani, komuna Dollneni, me pothuajse pjesë të barabarta pronësie.

Nga ajo që mund të verifikohet menjëherë përmes kërkimeve publike, “Arena Grup” si investitor ka marrë vitin e kaluar në korrik leje ndërtimi nga Komuna e Prilepit për një objekt banesor në lagjen “Dimo Narednikot”, pranë sallonit “Mebel Vi”, për çka janë njoftuar edhe banorët përreth.

Bëhet fjalë për dy parcela prej rreth 500 m² secila, në pronësi të një personi të quajtur Petko Risteski. Sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive, “Arena Grup” tashmë posedon rreth dhjetë apartamente me sipërfaqe rreth 70 m² dhe hapësira ndihmëse të tjera.

Portali “Faktor” ka dërguar pyetje në Komunën e Prilepit për të mësuar nëse kompanisë “Arena Grup DOO Prilep” i është dhënë ndonjë leje tjetër ndërtimi dhe në çfarë faze ndodhet aktualisht objekti i lejuar, por deri tani nuk ka marrë përgjigje. Nuk ka përgjigje as nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve për statusin e tanishëm të Çentos si person i dënuar.

Kujtojmë se, dy vjet e gjysmë më parë, Çento mori për herë të parë një fundjavë të lirë që nga dënimi i tij, ndërsa në mars të vitit të kaluar ai mori pjesë në konventën solemne të VMRO-DPMNE-së në Shkup, ku Gordana Siljanovska-Davkova u konfirmua si kandidate për presidente.

Ai, së bashku me të pandehurit e tjerë, u dënua për veprën “terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues” për ngjarjet e ndodhura në Kuvend.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikolloski punojme ne menyre intensive ne pjesen me te veshtire te autostrades oher kercove 692aedf82375e
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Punojmë në mënyrë intensive në pjesën më të vështirë të autostradës Ohër – Kërçovë

qarku korce reshje shiu dhe debore ja si paraqitet situata oret e fundit 692af715dbcf3
Lajmi i radhës

Qarku Korçë/ Reshje shiu dhe dëbore, ja si paraqitet situata orët e fundit

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë