jane burg qe nga viti 2020 ish eprori i uck se zbulon cfare pritet te ndodhe me thacin veselin krasniqin dhe selimin ne vitin 2026 6958e4be93256

Janë burg që nga viti 2020, ish-eprori i UÇK-së ‘zbulon’ çfarë pritet të ndodhë me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin në vitin 2026

January 3, 2026
min lexim

Liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, në kuadër të një prej proceseve më të rëndësishme dhe më të ndjeshme gjyqësore për Kosovën.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Sipas aktakuzës, të akuzuarit ngarkohen me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndërsa që në paraqitjet e para para trupit gjykues kanë deklaruar se nuk ndihen fajtorë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka bërë të ditur se trupi gjykues ka miratuar një urdhër të ri procedural, i cili përcakton qartë afatet dhe udhëzimet për fazat e mbetura të procesit gjyqësor ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Sipas këtij urdhri, 19 janari 2026 është caktuar si afati përfundimtar brenda të cilit Prokuroria dhe Mbrojtja duhet të dorëzojnë dosjet e tyre përfundimtare gjyqësore. Po në këtë afat, mbrojtja e viktimave duhet të dorëzojë edhe deklaratën mbi pasojat e krimeve të pretenduara për 155 viktima pjesëmarrëse në këtë çështje.

“Trupi Gjykues ka caktuar 19 janarin 2026 si afat për Prokurorinë dhe Mbrojtjen për dorëzimin e dosjeve përfundimtare, si dhe për përfaqësuesit e viktimave për paraqitjen e deklaratës mbi pasojat e krimeve të pretenduara”, ka deklaruar Doyle.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se deklaratat përmbyllëse të palëve janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, çka do të shënojë edhe përfundimin e pjesës publike të gjykimit.

Pas kësaj faze, trupi gjykues do të hyjë në fazën e kuvendimeve për nxjerrjen e aktgjykimit, i cili, sipas rregullores, duhet të shpallet brenda 90 ditësh nga mbyllja e çështjes gjyqësore. Në rast se rrethanat e veçanta e kërkojnë, ky afat mund të zgjatet edhe për 60 ditë shtesë.

Ish- eprori i UÇK-së, Naim Miftari, thotë se për një pjesë të të akuzuarve nuk do të mund të shmanget përgjegjësia dhe dënimi.

Sipas tij, nëse lirohen atëherë nuk do të ketë kurrfarë ndikim në shoqëri.

“Vendimi i gjykatës duhet të sillet diku në maj–qershor. Normalisht që disa pika të aktakuzës do të rrëzohen, por aktakuza e dytë për ndikim, frikësim dhe rrezikim të dëshmitarëve, besoj se për një pjesë të të akuzuarve nuk do të mund të shmanget përgjegjësia dhe dënimi.

Sa i përket ndikimit politik dhe shoqëror në Kosovë, nëse lirohet, unë mendoj se përveç ndikimit folklorik, krahinor dhe temave nga analistët dhe disa deputetë, nuk do të ketë kurrfarë ndikimi tjetër, pasi edhe gjatë gjykimit kanë rënë për tokë përrallat, trimëritë dhe heroizmat e liderit, sidomos të Hashim Thaçit, i cili në gjykatë, edhe pse kishte deklaruar sa ishte president i vendit se do ta mbronte UÇK-në, në fakt gjatë gjithë gjykimit dhe edhe para tij, kur shkonte fshehtas në Hagë, Hashimi e mbrojti veten, e mbrojti Hashim Thaçin nga të qenit lider apo pjesë vendimmarrëse e UÇK-së. Këto gjëra do të kenë pasoja më vonë dhe do t’i dëgjojmë edhe si akuza, edhe në foltoren e Kuvendit të Kosovës”, deklaron Miftari.

Image

Ish- eprori i UÇK-së, Naim Miftari

Sipas tij, cilido qoftë vendimi i gjykatës nuk mund të kontestohet.

“Çdo person, derisa nuk dënohet, është i pafajshëm, por tradhtitë, konspiracionet, krimet, korrupsioni, vjedhja e fondeve të luftës, shkatërrimi i ekonomisë, drejtësisë, arsimit, industrisë, shëndetësisë, tentimi për ta ndarë Kosovën, shitja e pasurive shtetërore, hajnitë përmes AKM-së dhe AKP-së, përçarja e luftës… janë barrë që do të jenë të varura në qafë, sidomos të Hashim Thaçit, gjatë gjithë historisë së tij. Cilido qoftë vendimi i gjykatës, nuk mund të kontestohet, sepse është votuar nga vetë Kuvendi i Kosovës, dihet me hile dhe me ndikimin e Hashim Thaçit, pasi iu premtua nga disa faktorë ndërkombëtarë. Ai mendonte edhe vetë se është i paprekshëm dhe se vetëm ish-shokët e tij do të përfundonin në burgun e GJSH-së në Hagë. Edhe pse kjo gjykatë ka anomali selektive, si më kryesorja që nuk u mor fare me asnjë krim të shtetit serb, i cili kreu qindra mijëra krime në Kosovë, dhe nuk u zbuluan, siç kam deklaruar vetë edhe para shumë vitesh, asnjë vrasje e cilësuar politike, kjo nuk do të ketë rezultate pozitive për drejtësinë e munguar në Kosovë. Në këto rrethana, rezultati dihet”, shprehet ish- eprori.

Ai shton se UÇK-ja bëri luftë të pastër dhe gabime minimale individuale mund të ketë pasi çdo luftë sjellë vrasje, dhunë dhe shkatërrime.

“E kam thënë edhe vetë në gjykatë se UÇK-ja bëri luftë çlirimtare dhe bëri luftë të pastër si loti, njëra ndër luftërat më të pastra botërore, gjatë një lufte ku ushtarët ishin vullnetarë. UÇK-ja, edhe pse një mini-ushtri e liruar dhe jo mirë e organizuar, nuk bëri krime, nuk vrau civilë, gra, fëmijë e pleq, nuk bëri pastrim etnik. Gabime minimale individuale mund të ketë, pasi çdo luftë sjell vrasje, dhunë dhe shkatërrime. Prandaj nuk mundet dhe nuk do të dënohet askush vetëm pse ishte ushtar, luftëtar apo epror që luftoi për lirinë e Kosovës, ose pse gjatë betejave të ndryshme ka vrarë okupatorë – ushtarë, policë apo paramilitarë serbë – pasi edhe lufta i ka rregullat e veta në këtë drejtim. UÇK-ja e mban kokën lart dhe miqtë ndërkombëtarë e dinë shumë mirë se UÇK-ja bëri luftë shumë të pastër. Prandaj edhe NATO, e sidomos Amerika, na ndihmuan ushtarakisht ta fitojmë lirinë dhe shtetin tonë. Prandaj edhe ndonjë vendim i tyre jo i drejtë, që nuk na dëmton si shtet dhe si territor, duhet ta pranojmë pa inat”, përfundon Miftari.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bota ka nje mbret te ri te automjeteve elektrike 6958e49311c61
Lajmi i mëparshëm

​Bota ka një mbret të ri të automjeteve elektrike

shba ja e sulmon venezuelen pas kercenimeve te trumpit ndaj maduros 6958e4d5a806e
Lajmi i radhës

SHBA-ja e sulmon Venezuelën pas kërcënimeve të Trumpit ndaj Maduros

Të fundit nga

ShkoLartë