jane bere 16 vite nga zhdukja e bleona mates nena e saj beson se eshte gjalle 69af56a0c3b00

Janë bërë 16 vite nga zhdukja e Bleona Matës, nëna e saj beson se është gjallë

March 10, 2026
1 minut lexim

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin e saj.

Pas 16 vitesh, nëna e saj, Bukurie Mata, rikujtoi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, momentet e fundit para se e bija të zhdukej pa lënë gjurmë.

Sipas saj, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 të pasdites së 22 majit, kur Bleona po luante me bashkëmoshataret pranë një dyqani në fshat. Ajo rrëfen se vajza e xhaxhait të Bleonës, Qamilja, e mori me vete me pretekstin për të shkuar në mal.

22 maj, ditë e shtunë, edhe me orë e mbaj mend. Ishte ora 5:40 e pasdites, kur vajza luante me shoqet para dyqanit. Qamilja ishte organizuar të merrte një grep dhe ai ‘grep’ u bë shkaku për zhdukjen e Bleonës,” kujton Bukurie Mata me sytë e përlotur.

Sipas dëshmisë së nënës, Qamilja, e cila në atë kohë ishte 17 vjeçe, ishte e afërme e familjes (vajza e xhaxhait të Bleonës) dhe e mori Bleonën së bashku me pesë vajza të tjera më të rritura, për t’u ngjitur në mal pa dijeninë e saj.

Bukurie Mata thotë se vajzat, pasi u kthyen nga mali, pretenduan se kishin qenë duke ngrënë drekë, edhe pse në fakt ishte pasdite.

Sipas saj, ato ishin ngjitur rreth 20 minuta më lart në mal së bashku me vajzën e vogël.

Ajo kujton gjithashtu momentin kur familjarët nisën të kuptonin se diçka nuk shkonte. Ishte halla e Bleonës e cila e kishte telefonuar për ta pyetur nëse mbesa ishte kthyer në shtëpi.

Menjëherë ata i ishin futur kërkimeve.

“800 veta kemi qenë në mal, i tërë fshati. Gra, burra, fëmijë… të gjithë”, kujton mamaja e Bleonës, por policinë e kishin telefonuar vetëm pas orës 23:00, kur vetë nuk mundën ta gjenin të voglën.

Megjithatë, pavarësisht kërkimeve, Bleona nuk u gjet kurrë. Nëna e saj shprehet se pas 16 vitesh ende nuk ka hequr dorë nga kërkimi për të bijën, ndërsa frika e saj është se vajza mund të jetë nxjerrë jashtë vendit.

Sipas saj, në të njëjtën ditë inaugurohej edhe Tuneli i Kalimashit, çka mund të ketë lehtësuar lëvizjen drejt kufirit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump vlereson ushtrine amerikane thote se shba te se bashku me izraelin po e shkaterrojne armikun 69af54fcc645a
Lajmi i mëparshëm

Trump vlerëson ushtrinë amerikane – thotë se SHBA-të, së bashku me Izraelin, po e shkatërrojnë armikun

ramosaj deklarata e rashiqit per 24 hektaret e manastirit eshte e turpshme 69af5718abb1b
Lajmi i radhës

Ramosaj: Deklarata e Rashiqit për 24 hektarët e Manastirit është e turpshme

Të fundit nga

ShkoLartë