jam shume e lumtur kjo loredana tregon nese eshte dikush ne zemren e saj 68be049464a0c

“Jam shumë e lumtur, kjo…”/ Loredana tregon nëse është dikush në zemrën e saj

September 8, 2025
1 minut lexim

She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre.

Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre.

E ftuar këtë javë nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati.

Ajo ka ndarë me dëgjuesit detaje nga jeta e saj si dhe nga eksperienca televizive që ka pasur si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”.

Modelja u pyet nga vajzat nëse momentalisht është në një lidhje dhe ajo u përgjigj duke thënë se:

“Gjendja ime sentimentale është, shumë shumë e lumtur. Jam shumë e lumtur dhe kaq di të them. Kjo është gjendja ime shpirtërore. Për ata që më duan, besoj se kjo përgjigje ju mjafton”. 

Kur u pyet nëse janë djemtë shqiptarë romantikë Loredana shpjegoi se:

“Ka disa djem në Shqipëri që janë romantikë, por janë shumë pak. Pjesa tjetër mendoj se janë romantikë vetëm duke dërguar lule. Në Shqipëri po mungon shumë romanticiteti i vërtetë. Që do të thotë se romanca, një histori dashurie e vërtetë po bëhen gjithmonë dhe më e rrallë. Njerëzit e kanë mendjen vetëm tek lluksi, tek bota e Instagram-t dhe jo të jetojnë një histori dashurie të vërtetë. Unë këtë dua, të jetoj një histori dashurie unike”. 

Më tej shtoi:

“Të bëj krahasimin midis Italisë dhe Shqipërisë, di të them se sipas meje italianët janë pak më romantikë, besojnë akoma pak më shumë te dashuria. Këtu më duket sikur po humbet fare. Më vjen shumë keq që e them këtë”. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

imri ahmeti cmon lart kontributin e grave te lipjanit 68be037000787
Lajmi i mëparshëm

Imri Ahmeti çmon lart kontributin e grave të Lipjanit

non grata eshte kot mediu berisha mund te aplikoje per vizen ne shba 68be173721bd8
Lajmi i radhës

‘Non-Grata është kot’/ Mediu: Berisha mund të aplikojë për vizën në SHBA

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë