jam gati per zgjedhje zelensky nderkombetaret te garantojne sigurine e botes 693899c56d813

“Jam gati për zgjedhje”, Zelensky: Ndërkombëtarët të garantojnë sigurinë e botës

December 9, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se ishte gati për zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar për vitin 2024, por u shtynë për një kohë të pacaktuar për shkak të luftës me Rusinë.

“Do të jem në Ukrainë nesër dhe pres propozime nga partnerët dhe parlamentarët tanë mbi ndryshimet ligjore që do të lejonin mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”, tha presidenti Zelensky.

“Duke pasur parasysh që kjo çështje është ngritur nga presidenti i SHBA-së dhe partnerët tanë europianë, do të jem i qartë: Jam gati”, shtoi ai.

Ajo që ai i kërkoi SHBA-së dhe Europës është të garantojnë sigurinë e votës. Në këtë rast, tha ai gjithashtu, Ukraina mund të shkojë në zgjedhje “brenda 60 deri në 90 ditësh”.

Në një intervistë të hënën, Donald Trump përsëriti kërkesën e tij drejtuar Ukrainës për të mbajtur zgjedhje.

“Ata nuk kanë pasur zgjedhje për një kohë të gjatë”, tha Trump. “E dini, ata flasin për demokracinë, por po arrijnë në një pikë ku nuk është më demokraci”, shtoi presidenti.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kina ekzekuton nje bankier mori rreth 135 milione euro ryshfet 69389813b846e
Lajmi i mëparshëm

Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro ryshfet

analiza nga cnn cfare ndodh nese maduro rrezohet nga pushteti 69389e0251712
Lajmi i radhës

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

Të fundit nga

ShkoLartë