Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka prezantuar projektet që synon t’i realizojë në Çellopek, duke vënë në fokus arsimin, infrastrukturën, turizmin malor dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Për Çellopekun planifikojmë rregullimin e hapësirave shkollore, ndërtimin e sallës së sportit dhe përmirësimin e sigurisë rreth shkollës, përfshirë ndërtimin e një çerdheje. Po ashtu, synojmë kompletimin e rrugës kryesore dhe rregullimin e infrastrukturës përcjellëse, përmirësimin e qasjes dhe ndërtimin e shtigjeve për ecje malore, si dhe menaxhimin e rregullt dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të deponive „Marski Doll“ dhe „Çeshmica“”, thuhet në planin e prezantuar nga Huseini.
Burimi: alfax.mk


